Ende kritike gjendja e Shumakerit
“Gjendja e Michael Schumacherit është njësoj si dje. Gjendja e tij të paktën nuk është përkeqësuar, por nuk ka asnjë ndryshim në kushtet e tij shëndetësore.”Kjo është deklarata që dha para pak minutash menaxherja Sabine Kehm, e cila foli kryesisht për gruan e shtatë herë kampionit të botës në Formula 1.“Gruaja e Schumit, Corinna, sigurisht që nuk është aspak mirë. Por, ajo vjen çdo ditë në spital për të mbështetur burrin dhe bën gjithçka mundet që asnjë mendim negativ të mos i transmetohet në çfarëdolloj mënyre bashkëshortit të saj”tha ajo.Ndërkohë siç raporton “ledauphine.com”, gjykata ende nuk ka përfunduar investigimet për aksidentin e Michael Schumacherit. Kjo nuk do të thotë se dyshohet se dikush e ka dëmtuar qëllimisht, por hetimi ende nuk ka zbuluar detajet e sakta të rrëzimit fatkeq të shtatë herë kampionit të botës në Formula 1.