Chelsea dhe Arsenal kualifikohen në FA CUP

Chelsea ka kaluar në fazën tjetër të FA Cup duke mposhtur Derby Countyn me rezultat 2 me 0 në ndeshjen e vlefshme për FA Cup. Ndeshja filloi me dominimin e plotë të Chelseat që vazhdimisht kërkonte që përmes Samuel Eto'o të shënonin golin e avantazhit. Ndërsa Derby County përmes kundërsulmeve kërkonte që tu bënte presion londinezëve.Me rezultatin 0-0 përfundoi pjesa e parë dhe në fillim të pjesës së dytë, Jose Mourinho hodhi në fushë Eden Hazard, i cili përmirësoi edhe më shumë lojën e Chelseat dhe në minutën e 66-të arritën golin e parë përmes Obi Mikel që shfrytëzoi mirë assistine dhën nga Ëillian që në këtë ndeshje shfaqi një formë të mirë. Pesë minuta më vonë Oscar shënoi një gol të bukur pas asistimit të Eden Hazard. Në fazën tjetër skaudra e Jose Mourinhos do të luaj me Stoke Cityn.Ndërkohë edhe Arsenali është kualifikuar në raundin e katërt të Kupës FA duke mpoishtur Tottenham Hotspur. Në derbin londinez që u zhvillua të shtunën në mbrëmje në Emirates Stadium, Topçinjtë fituan me rezultat 2-0. Santi Cazorla shënoi golin e vetëm në pjesën e parë në minutën e 31-të. Tomas Rosicky e dyfishoi rezultatin në pjesën e dytë në minutën e 62-të. Vendasit patën edhe raste të tjera në vazhdim të ndeshjes, por nuk arritën të shënojnë një tjetër gol.Topcinjtë e Arsen Venger në raundin e katërt do të luajnë ndaj skuadrës së Koventrit.