Fabregas: Barcelona nuk duhet të mbështetet Messi
Rikthimi i katër herë fituesit të Topit të Artë te Barcelona duke se ka kthyer buzëqeshjen te Barcelona dhe te I gjithë grupi I lojtarëve. Cesc Fabregas është shprehur se kthimi i Lionel Messit në stërvitje është "ditë e veçantë" për Barcelonën, por është shprehur se pleshti nuk duhet të pritet si personi më përgjegjës i ekipit.Argjentinasi ka munguar që nga dëmtimi në ndeshjen që u fitua ndaj Real Betis në muajin nëntor. Por 26-vjeçari u kthye në fushë gjatë seancës stërvitore në qendrën e stërvitjeve të klubit Minie Estadi ditën e premte duke mahnitur 12,000 shikuesit e mbledhur me një tre golësh në një miqësore brenda skuadrës."Është ditë e veçantë për të gjithë Barcelonën. Leo është mirë, por të mos i lëmë të gjithë përgjegjësinë atij. Ai ka bërë vetëm dy stërvitje dhe shërimi po shkon drejt përmirësimit. Jemi të lumtur që ai është me ne", ka thënë Fabregas për "Barca TV" pas ndeshjes.Barcelona mbetet në krye të tabelës së La Liga-s me diferencë golash para vendit të dytë Atletico Madrid, ndërsandeshja e tyre e parë pas pushimeve dimërore do të zhvillohet të dielën kundër Elche. Me shumë mundësi pleshti në këtë sfidë mund të ketë vetëm disa minuta në dispozicion.