Nadal dhe Angela Merkel, i urojnë shërim të shpejtë Schumacher
Të gjithë sportistët janë solidarizuar me gjendjen e rëndë që po kalon Majkëll Shumaker, një ndër to është edhe Rafael Nadal i cili duke forlu per merdiat spanjolle i uron një riaftësim të plotë ish-pilotit gjerman. Nadal u shpreh se është shumë i prekur nga kjo ngjarje dhe ai shtoi se është duke ndjekur orë pas ore lajmet për t'u informuar për zhvillimet e reja.Numri 1 i botës rrëfeu se pavarësisht se është takuar me Shumin vetëm një herë të vetme gjatë jetës së tij, pikërisht në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, përpara një viti në një mbrëmje gala, 7 herë kampioni i botës i bëri vërtet shumë përshtypje.Rafa shpjegoi se kishte biseduar me Schumacher gjatë atij takimi afërsisht 5minuta dhe 44-vjeçari i ishte dukur një tip tepër i dashur.Nadal rrëfeu gjithashtu se ka qenë një ndjekës i rregullt i Shumit dhe shtoi në fund se triumfet e ish-pilotit gjerman janë pjesë e jetës e të gjithë atyre që i përkasin brezave të fundit. Shprehu dhimbjen e saj për këtë ngjarje të rëndë edhe vetë kancelarja gjermane Angela Merkel e cila deklaroi se është thellësisht e prekur nga incidenti që pësoi Michael Schumacher dhe i ofroi mbështetjen e saj të gjithë familjes së pilotit legjendar.