Tifozët festojnë ditëlindjen e Schumacher

Tifozët e Michael Schumacher janë mbledhur jashtë spitalit Grenoble, ku legjenda e Formula Një, po lufton për jetën e tij. Dita e sotme shënon 45 vjetorin e lindjes së ish pilotit të Ferrari, me të cilin ai fitoj pesë tituj rresht.Shtatë herë kamponi botëror është në koma pasi kishte goditur kokën ndërsa po bënte ski në Meribel, në Alpet franceze të dielën e kaluar.Gjendja e gjermanit thuhet se është kritike por stabile, derisa doktorët thonë se është shumë herët për të biseduar rreth përparimeve në shëndetin e Schumacher.Schumacher, piloti më i suksesshëm i Formula 1, u pensionua nga sporti për të dytën herë vitin e kaluar, pasi u rikthye me Mercedes në vitin 2010.Autoritetet lokale, ndërkohë po hetojnë rreth aksidentit.