Streiff: Schumaher e ka fituar betejën me vdekjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2014, 16:00
Tashmë është e konfirmuar se kampioni i shtatëfishtë i Formuala 1, Michael Schumaher, ka përmirësime të dukshme.Mediat gjermane shkruajnë se Philipp Streiff, mik i afërt i Michael Schumaherit, është i sigurt se kampioni legjendar i Formula 1 është jashtë rrezikut për jetën.Streiff thotë se ka biseduar direkt me kirugët që janë përkujdesur për shëndetin e Schumaher, të cilët i kanë thënë se Schumi është jashtë rrezikut për jetën.Michael Schumaher ka pësuar një dëmtim të rëndë në tru pas një aksidenti teksa ishte duke bërë ski në alpet franceze.