Cristiano kalon Ronaldon
Kristiano Ronaldo duket se nuk di të ndalet me rekorde dhe vazhdon ti thyej javë pas jave. Me dy golat e shënuar kundër Celta Vigos, ka ka arritur shifrën prej 400 golash në karrierë. Në fakt Ronaldo në takimin e djeshëm nuk ishte në formën më të mire, por e mbylli ndeshjen me një dopietë.28-vjeçari ka shënuar 47 gola për kombëtaren e Portugalisë dhe 353 të tjerë me klubet ku ka luajtur Sporting, Manchester United dhe Real Madrid.Por ajo që ndoshta vlen më shumë apo e bën më interesante, është se ai ka thyer rekordin e fenomenit brazilian Ronaldo, i cili gjatë karrierës së tij me klubet (Cruzeiro, PSV, Barcelona, Inter, Real Madrid, Milan, Corinthians) ka shënuar 352 gola. Ronaldo e ka shënuar golin e 100-të në 27 janar të vitit 2008 me United në sfidën ndaj Totenhem, golin e 200-të me Realin në 4 dhjetor 2010 ndaj Valencias, golin e 300-të ndaj Granadës në Maj të 2012-ës, ndërsa golin e 400-të e shënoi dje.Golat e Cristianos kanë ardhur nga 653 ndeshje me klubet dhe përfaqësueset. Vlen të theksohet se ai tashmë ka 230 gola në 221 ndeshje me Los Blancos. Ndërsa në këtë sezon ka shënuar 20 gola, një më shumë se Diego Kosta.