Reali mund PSG në miqësore

Real Madridi ka arritur të mposhtë minimalisht Paris Saint-Germain me rezultat 1-0 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Khalifa International në Doha të Katarit. Goli i vetëm i takimit u shënua nga 20-vjeçari madrilen, Jese, pas vetëm 19 minutash lojë, përpara  spektatorëve të entuziazmuar, të cilët mbështesnin më shumë spanjollët, pavarësisht se pronarë të klubit francez janë liderët e Katarit. Kjo ka qenë edhe diferenca midis ekipeve.Miqësorja ishte parashikuar si një duel "kokë më kokë" mes Cristiano Ronaldos dhe Zlatan Ibrahimoviqit, por në fund ishte goli i futbollistit spanjoll.  Dy ekipet krijuan shumë raste, me goditjen e Ronaldos që qëlloi shtyllën në minutën e dytë, para se goditjen e Edinson Cavanit ta mbronte Diego Lopez. Reali golin e fitores e shënoi në minutën e 18-të. Alvaro Morata asistoi mirë te Rodriguez që arriti të dërgojë topin në rrjetë. PSG u përgjigj mjaft mirë dhe mund të kishte barazuar para se të përfundonte pjesa e parë, me Ezequiel Lavezzin dhe Cavanin që që humbën raste të pastra, ndërsa Rodriguez për pak sa nuk realizoi golin e dytë kur goditi shtyllën.Dy ekipet përdorën pushimin mes pjesëve për të bërë zëvendësime, por ato nuk patën ndikim në lojë. Në minutën e 53-të edhe Karim Benzema goditi shtyllën derisa humbën edhe njëherë që të dyfishojnë rezultatin. Në fund Lucas Moura humbi rastin që të barazojë rezultatin për ekipin e Laurent Blanc por goditja e tij kaloi pranë portës.