Blatter kërkon ndalimin e simulimeve

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter u ka bërë thirrje gjyqtarëve që të përdorin fuqinë e tyre të plotë për të dënuar lojtarët që simulojnë. Kjo çështje erdhi në pah në ditët e fundit kur Jose Mourinho përkrahu vendimin e Martin Atkinsonit për të ndëshkuar me karton të verdhë Oscarin për shkak të simulimit gjatë fitores së Chelseat kundër Southamptonit (3:0), vetëm pak ditë pasi akuzoi Luis Suarezin për simulim.  Incidenti ishte i fundit nga simulimet me të cilat po përballet futbolli anglez këtë sezon. 13 kartonë të verdhë janë dhënë për këtë veprim tre prej të cilëve kanë shkuar për shqiptarin Adnan Januzaj ndërsa Blatter ka thënë se fajtorët janë duke dhënë shembull të keq tek të rinjtë tjerë."Ndalja e këtij lloji të mashtrimit është çështje e respektit për kundërshtarët dhe fansat e veçanërisht respektit ndaj vetës si një futbollist profesionist dhe model për të tjerët", ka shkruar ai në opinionin e tij javor për faqen zyrtare të FIFA-s."Pushimet më të gjata gjatë lojës në ditët e sotme vijnë si rezultat i simulimeve, dëmtimeve jot ë vërteta, aktrimeve".Blatter ka thënë se problemi mund të rregullohet nëse vendimi u lihet gjyqtarëve, të cilët ai beson se kanë fuqi të mjaftueshme për të dënuar lojtarët që simulojnë", ka shtuar ai."Topi është tek gjyqtarët. Instruksionet janë të qarta tani: nëse lojtari është i shtrirë në tokë, ekipi kundërshtar nuk është i detyruar të ndalë lojën. Gjyqtari duhet të ndërhyjë nëse ai beson se dëmtimi është serioz" tha Blater.