Messi: Në 2014 dua të shmang dëmtimet

Lionel Messi e ka mbyllur me sukses programin e riaftësismit në qytetin e tij të lindjes Rosario. Të mërkurën e ardhshme, 26-vjecari do të kthehet në Barcelonë, ku do t'i bashkohet menjëherë skuadës blaugrana në stërvitje. Katër herë fituesin e Topit të Artë e presin sfida të reja gjatë vitit të ardhshëm, por ajo më e rëndësishmja është shmangia e problemeve fizike."Kam shumë gjëra të rëndësishme për të bërë në aspektin personal, por në atë sportiv dëshiroj ta kaloj 2014 pa dëmtime. Objektivi i parë është të jem në formën më të mirë fizike. Fillisht duhet të zhvilloj disa seanca stërvitore bashkë me shokët e mi, para se të futem në fushë në ndeshjet zyrtare."Lionel Messi i mungon Barcelonës që nga 10 nëntori, për shkak të dëmtimit të bicepsit femoral. Zhvillimi i fazës rikuperuese në Argjentinë, pranë njerëzve të tij më të dashur ka ndikuar në gjendjen e tij shpirëtore, aq sa ai mezi pret të marrë përgjegjësitë te Barcelona, me të cilën dëshiron të mbyllë një sezon të suksesshëm në prag të Botërorit Brazil 2014. Argjentinasi me shumë mundësi mund të kthehet në sfidën ndaj Atletiko Madrid.