Pogba: Jam i lumtur te Juventus
Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba gjatë një interviste për gazetën italiane "La Repubblica" ëhstë shprehur se ai është i lumtur në Itali megjithë spekulimet e vazhdueshme që e lidhin atë me një largim nga kampionia e italiasë. 20-vjeçari, i cili filloi karrierën si profesionist në Manchester United, ka qenë gjithmonë i ndjekur nga skuadra të mëdha si Arsenal, PSG , Chelsea, Barcelona dhe Real Madridi që kanë bërë edhe oferta konkrete për të.Pogba është shndërruar në një lojtar kryesor që nga transferimi i tij tek Juve gjatë vitit 2012 dhe ëndrra e tij ka qenë që një ditë të luaj me një skuadër të madhe, dëshirë që u realizua që adoleshent dhe tashmë është i kënaqur me ekipin e Antonio Kontes."Ndjehem mirë tek Juve. Nuk e fsheh që si fëmijë kam ëndërruar të luaj me Arsenalin apo Barcelonën. Ndërsa tani ëndërroj të luaj me kombëtaren franceze. Për mua, Juve është Zidane, Trezeguet, Nedved, talent, klasë, discipline. Sa për mua, premtimi nuk është asgjë. Fillova nga asgjë por e di se është një rrugë e gjatë drejt suksesit", ka thënë francezi për "La Repubblica".Sa i përket futbollit Italian ai u shpreh: "Futbolli italian është shumë taktik ndryshe nga ai anglez shumë fizik dhe ai francez teknik. Këtu ka shumë presion, nervozizëm por në fund mund të them se është një vend i jashtëzakonshëm”.