Seria A, java e 18-të

Magjia e Serisë A do të rikthehet në fushat e blerta për herë të parë në vitin 2014 për të luajtur aktin e 18-të të saj. Supersfida e kësaj Jave padyshim që do të luhet në Juventus stadium, atje ku bardhezinjtë e Antonio Kontes do të kërkojnë të marrin një fitore për të hedhur një hap më të madh drejt titullit të tretë rreshtë kampionë. Nga ana tjetër Rudi Garsia do të tentojë të befasojë bardheznjtë për për tu afruar sërish në krye duke qenë se diferenca me stë dyja skaudrave është 5 pikë. Juventusi në letër është favorit pasi do të luaj takimin në fushën e saj por nuk duhet harruar që Roma me Totin është një tjetër skuadër.Nesër do të luaj takimin e saj edhe Fiorentina që do të jetë e impenjuar në një sfidë të lehtë ndaj Livornos. Ekipi Ii Montelës do të tentojë një fitore për të përforcuar vendine katërt dhe për të synuar të tretin që mbahet nga Napoli. Skuadra e Benitezit do të luaj ndeshjen e saj të hënën në mesditë ndaj Sampdorias në një ndeshje që nuk pritet të jetë shumë e lehtë. Të kaltrit duhet të fitojnë nëse nuk duan të humbasin vendin e tretë. Lacio-Inter do të jetë një tjetër ndehsje mjaftë e bukur e cila do të mbyll javën e 18-të. Fitorja e fundit ndaj Milanit ka rritur shumë moralin në kampin zilklatër ndërsa nga Ana tjetër skaudra do të kërkojë reagim pas krizës së rezultateve të fundit. Milani nga ana tjetër do të ketë një ndeshje aspak të lehtë me Atalantën. Një kockë e fortë thuajse për të gjitha skuadrat e mëdha në këtë sezon duke ju hapur probleme. Skuadra e Alegrit do të tentoj vetëm fitore pasi nuk ka një pozicion të mirë në tabelën e klasifikimit.