Moyes: Januzaj do të bëhet më i miri

Trajneri i Manchester United, David Moyes është i bindur se Adnan Januzaj i ka të gjitha mudnësit për t'u bërë lojtari më i mirë i të gjitha kohërave te Manchester Unitedi.Që kur ka debutuar në ekipin e parë të djajve të kuq në muajin gusht, 18-vjeçari, ka bërë një përparim të jashtëzakonshëm dhe ka zhvilluar ndehsje mjaftë të mira në Premier league. Ai gjithashtu ka pasur krtiika se simulon dhe rrëzohet lehtë, por Moyes beson se Januzaj shumë shpejt do të jetë i njohur vetëm për talentin e tij të jashtëzakonshëm."Nuk jam i shqetësuar aspak për faktin se e quajnë Adnanin simulues. Ai është një futbollist shumë i talentuar. Besoj se ai do të jetë njëri prej lojtarëve më të mirë që ka luajtur në këtë vend. Po ashtu do të jetë më i miri edhe te Manchester Unitedi", është shprehur Moyes."Më kujtohet kur pati ardhur Cristiano Ronaldo dhe shumë thonin gjëra të njëjta për të. Për asnjë minutë nuk mundohem ta krahasoj Januzajn me Ronaldon. Ai do të përmirësohet edhe më shumë dhe do të mësojë. Do ta kuptojë lojën më mirë. Januzaj po jep një kontribut të madh që në këtë moment".Januzaj ishte ndëshkuar me karton të verdhë në ndeshjen e fundit ndaj Tottenhamit, të cilën Manchester united e humbi në shtëpi me rezultatin 2:1. Januzaj u ndëshkua për shkak të simulimit. Por Moyes u shpreh se arbitri gaboi në atë rast."Më duhet ta them se ai ishte edhe njëri prej gabimeve që arbitri i bëri gjatë ndeshjes. Unë gjithmonë jam i pari që them se nuk do të kem në ekip lojtarë që simulojnë. Do të mundohem të përballem me këtë. Por në të njëjtën kohë do ta mbroj jo vetëm Januzajn, por edhe të tjerët kur të mendoj se arbitri e ka gabim".Januzaj këtë edicion ka luajtur në 14 ndeshje në Premier League, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë tri asiste për shokët e skuadrës. Mesfushori muaj më parë rinovoi kontratën me Manchester Unitedin deri në qershorin e vitit 2018. Ai te djajat e kuq u transferua në fillim të vitit 2011 nga të rinjtë e Anderlechtit për një shumë prej 500 mijë eurosh.