Pique: Po na sulmojnë nga të gjitha anët
Mbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique ka folur për 'Sport' duke shprehur pakënaqësitë për 'sulmet nga të katra anët' drejt Barcelonës, për Real Madrid, pritshmëritë në Champions League si dhe ka vlerësuar kohën e Barcelonës gjatë Pep Guardiolës, në një moment kur diskutime të mëdha janë rritur rreth ndryshimeve që po bën Tata Martino."Ka pasur shumë sulme nga të gjitha anët. Nga kryeqyteti gjithashtu. Ne mundim Realin 5-0 dhe nëpër media na thuhet që është kundërshtar i dobët. Vjen një kohë kur thuhet mjaft. Ka ligje, rregulla dhe njerëz që janë në drejtim që sjellin padrejtësi. Në një pikë duhet ti jepet fund kësaj padrejtësie. Duhet sjellë drejtësi sidomos pas atyre gjërave që shkruajtën për Leo Messin, që u vërtetuan që ishin mashtrime. Por nuk jemi ne ata që kanë kompetencën për të sjellë drejtësi" - tha mbrojtësi katalanas.Pique foli dhe për sezonin e tanishëm të Champions League, duke ju përgjigjur dhe pyetjes nësë ka ndonjë ekip më të fortë se Barcelona : "Ekipe më të forta se ne? Ka pak rivalë që janë kualifikuar më me lehtësi se ne nga grupet. Bayern është skuadra më e fortë, por përveç tyre nuk ka asnjë skuadër tjetër që është mbi ne. Mund të themi që ekipi më i fortë është Bayern për atë që fitoi vitin e shkuar dhe që na mposhtën në ndeshje direkte. Frikë nga City? Kurrë".26-vjeçari ka vlerësuar dhe ish trajnerin Pep Guardiola dhe atë që ai i solli skuadrës : "Me Pep krijuam diçka shumë të rëndësishme, që ishte presingu në sulm, vjedhja e topit në gjysëmfushën e kundërshtarit dhe shënimi i golave nga këto vjedhje të topit. Është diçka që duhet ta ruajmë për aq kohë sa të mundemi. Ne nuk dimë të mbrojmë duke u mbyllur në zonën tonë, ne mbrojmë duke bërë presing".