Përmirësohet shëndeti i Shumaker, por ende në gjendje kritike
Gjendja shëndetësore e ish-kampionit të Formula 1, Mikael Shumaker ka pësuar një farë përmirësimi pas ndërhyrjes kirurgjikale për të lehtësuar presionin në trurin e 44-vjeçarit.Skaneri i realizuar gjate nates tregoi se Shumaker është "pak me mire se nje dite me pare", thone mjeket, edhe pse paralajmerojne se gjermani i famshem nuk eshte ende jashte rrezikut. Shumaker, 7 here kampion i Formula 1 goditi koken gjate nje aksidenti te rende me ski ne alpet franceze dhe pas mberritjes ne spital doktoret e vune ne koma klinike per te ndihmuar sa me shume organizmin qe te arrije sa me shpejt riperteritjen.Vendimin e veshtire per nje operacion te dyte i takoi familjes ta merrte, duke dhene driten jeshile te nje procedure e cila nuk mund te ofronte garanci te plota suksesi. Nderhyrja zgjati per rreth 2 ore.Aksidenti i 44-vjeçarit eshte subjekti mbizoterues ne shtypin gjerman, ku shume gazeta e portretizojne si nje guximtar ndoshta pak te krisur. Per tabloidin 'Bild', kjo eshte beteja e jetes se tij, ndersa poshte titullit te madh lexohet: "Shumi e ka kerkuar gjithmone rrezikun".Disa komentatore si Stefan Frommann i te perditeshmes Die Welt, pyesin nese terheqja nga Formula 1 ne 2012-ten e ka shtyre Shumaker te jetoje me "rrezikshem". Ndersa 'Frankfurter Allgemeine Zeitung', i del ne mbrojtje duke thene se kushdo e akuzon se luan kumar me jeten, nuk guxon te beje ate qe Shumaker ben gjithmone: te rrezikoje.Mjeket qe po e kurojne nuk pranuan te henen te benin parashikime afatgjata, duke u mjaftuar me pohimet se po e ndjekin orë pas ore gjendjen e tij. 44-vjeçari gjerman është piloti më i suksesshëm në historinë e Formula 1, me 91 gara dhe shtatë kampionate te fituar gjatë një karriere prej dy dekadash.