Përmirësohet gjendja e Schumaker

Gjendja shëndetësore e shtatë herë kampionit të botës në Formulën 1, Micheal Schumaker është përmirësuar lehtësisht gjatë natës pas një operacioni të dytë për të reduktuar presionin në tru.Gjatë një konference për shtyp mjekët e spitalit të Grenoblit thanë se skanim i ri i trurit tregoi shenja të lehta përmirësimi në krahasim me një ditë më parë, por ata nënvizojnë se kampioni 44 vjeçar nuk është ende jashtë rrezikut. Schumaker pësoi dëmtime të rënda në tru gjatë një incidenti me ski gjatë së dielës në Alpet Franceze.Ai mbërriti në spital në gjendje kritike ndërsa mjekët nënvizuan se nëse Schumi nuk do të kishte mbajtur kaskën mbrojtëse, me shumë gjasa do të kishte ndërruar jetë në vendngjarje.Schumaker është në gjendje kome farmakologjike në të cilën është futur për të shmangur rritjen e presionit në tru. Pavarësisht këtyre shenjave inkurajuese, doktorët vazhdojnë të saktësojnë se gjendja e tij  është ende e paparashikueshme.Familja e kampionit gjerman të Formula 1  Michael Schumacher po i qëndron atij pranë teksa lufton për jetën pas incidentit me skinë Alpet franceze.