Keisuke Honda: Ëndërroja të luaja në "San Siro"
Keisuke Honda është gati për të filluar aventurën e tij te Milani. Futbollisti japonez do të transferohet në Itali në fillim të Janarit për t'u vënë nën urdhrat e teknikut Masimiliano Allegrit pasi i dha fund eksperiecës së tij me rusët e Cska së Moskës. Honda u transferua te Milani me parametër zero dhe firmosi një kontratë, e cila do ta lidhë me klubin kuqezi deri në Qershor të vitit 2017. Në lidhje më transferimin e tij në Milano, Honda u shfaq shumë i lumtur para mediave."Gjithmonë kam ëndërruar të luaja në "San Siro", pasi është stadiumi i një skuadre për të cilën bëja tifo që fëmijë. Tani që jam 27-vjeç ka ardhur momenti për të luajtur në një ekip të madh si Milani dhe unë do ta shfrytëzoj në maksimum këtë mundësi për t'u rritur akoma më shumë profesionalisht".Honda, i cili do të mbajë veshur fanellën numër 10 te Milani mw pas u hspreh:"Tifozët e Milanit presin shumë nga unë, dhe i premtoj që gjithmonë do të jap më të mirën time në fushë. A mund të luaj në të gjitha rolet në sulm? Unë mund të luaj si sulmues krahu, si trekuartist por edhe si sulmues i dytë , por se në cfarë pozicioni do të luaj atë e vendos trajneri".Në datën 8 do të prezantohet zyrtarisht para mediave ndërsa debutimi i tij pritet të bëhet në datën 12 Jjanar në Regio Emilia në sfidën përballë Sasuolos.