Ksavi: Riberi ose Ronaldo e meritojnë Topin e Artë
Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka pranuar se Cristiano Ronaldo edhe Franck Ribery e meritojnë çmimin 'FIFA Topi i Artë' këtë vit. Ylli i Real Madridi dhe anësori i Bayern Munichut janë në garë me shokun e skuadrës së spanjollit te Blaugranët, Lionel Messi, por 33-vjeçari beson se argjentinasi mund të mos e fitojë për të pestën herë çmimin prestigjioz."Ribery dhe Cristiano kanë bërë paraqitje të shkëlqyera këtë vit dhe janë futbollistë të mëdhenj, por unë nuk kam asnjë dyshim se lojtari më i mirë për momentin dhe më i miri i të gjitha kohrave është Messi".Më pos mesfushori spanjoll foli edhe për skuadrën e tij dhe faktorët e suksesit në vitet e funndit." Të kesh një ekip të mirë, të talentuar dhe mentalitet fituesi duhet të jesh edhe me pak fat. Te Barca të mësojmë dicka më shumë sesa të luash futboll, Respktin. Dhe të transmetosh këto vlera është dicka më e rëndësishme sesa të fitosh".Por kohët e arta kur Barcelona fitonte ndaj cdo kundërshtari tashmë kanë kaluar dhe skenën e futbollit europian e kanë marrë në dorë gjermanët e Bajernit të Mynihut, pasi në gjysëmfinalen e vjetshme të Champions League bavarezët i shpartalluan katalanasit me rezultatin e përgjithshëm 7-0, dhe nëse do të ketë sërish një përballje midis tyre këtë sezon Xavi mendon kështu."Shpresoj që të përballemi përsëri, besoj se do të jemi më kompetitiv se vitin e kaluar, por padyshim që favoritët do të jenë ata" ka theksuar ai.