Murinjo: Suarezin e urrej, është provokator
Jose Mourinho asnjëherë nuk është i lumtur edhe kur fiton. Ai është shfaqur shumë i nervozuar dhe i ashpër pas ndeshjes me deklaratat e tij. Objekt i sulmit dhe kritikave të 'Special One' ka qënë ylli uruguajan i Liverpul, Luis Suarez."Duhej të ishte ndëshkuar” ka thënë trajneri portugez. Është një provokator dhe unë i urrej lojtarët që provokojnë".Murinjos nuk i ka pëlqyer aspak dhe arbitrimi i Haruard Ueb: "Ishte një penallti ndaj Hazard- ka thënë më tej ai- Por tashmë është diçka që ndodh çdo javë dhe nuk është aspak e drejtë". Ndeshja gjithsesi sipas mendimit të Murinjos është vendosur nga episodet… "Diferenca ndërmjet fituesve dhe atyre që kanë humbur, sot, ka qënë minimale. Kemi qënë me fat që kemi fituar". Elozhe për lojtarët e tij…edhe se jo për të gjithë: "Lojtarët e mi janë monstra, kanë luftuar deri në sekondën e fundit. Kur shikon lojtar si Oskar ose Hazard që rriten në nivel në këto ndeshje jam shumë i lumtur. Ndeshja e 600 e Xhon Terri? Është më e rëndësishme që ka luajtur të gjithë minutat e të gjithë ndeshjeve në kampionat në këtë sezon dhe nëse është duke ndodhur është për faktin se është duke luajtur në mënyrë të shkëlqyer".Një kritikë vjen ndërkohë për Samuel Eto, që gjithsesi ka shënuar golin që ka vendosur ndeshjen… "E kritikoj sepse akoma nuk arrin të adaptohet me Premier League- ka thënë Murinjo- Do filloj ta bëj, dhe më pas do të zbavitet me të vërtetë".