Arsenali kampion i dimrit, Chelsea mund Liverpulin

Dje janë luajtur takimet e fundit për vitin 2013-të në Premier league. Arsenali është shpallur kampioni i dimrit pas suksesit minimal në transfertë ndaj Njukasëll ndërsa Chelsea ka arritur të gjunjëzoj Liverpulin 2-1.Topcinjtë e Arsen Venger në fakt nuk e patën aspak të lehtë teksa shpërdoruan shumë raste në pjesën e parë. Rezultati u zhbllokua vetëm në minutën e 65-të të ndeshjes, dhe heroi i topcinjve ishte Oliver Zhirud i cili përfitoi pas një goditje dënimi të ekzekutuar nga Uollkot. Njukasëll u përpoq të reagonte përmes disa rasteve të pastra por nuk mundi. Pas kësaj fitorje skaudra e Venger shkon në kuotën e 42 pikëve, dhe vazhdon rrugën e sigurtë drejt titullit kmapion. Ndërkohë që NJukasëll pëson humbjen  e parë pas katër fitoresh radhazi.Chelsea ka arritur një fitore 2-1 përballë Liverpoolit në derbin e javës së 19-të në Ligën Premier. 30 minutat e para dhuruan shumë emocione dhe 3 gola. Pas një goditje, përfundoi  te Martin Skrtel, i cili shënoi golin e avantazhit për miqtë pas vetëm 4 minutash.Blutë  e Londrës reaguan menjeherë pas Belgu Eden Hazard barazoi në minutën e 17-të. Ai ishte protagonist edhe në golin e dytë, kur fillimisht u përpoq të shënonte por më pas topi përfundoi te Eto që realizoi golin e përmbysjes dhe të fitores.Të dyja skaudrat patën shumë raste edhe në pjesën e dytë por nuk mundën të shënojnë një tjetër gol. Chelsea është në vend të tretë me dy pikë më pak se kryesuesja Arsenali. Ndërsa Liverpuli tashmë ka përfunduar në vendin e pestë, me një më pak se Evertoni. Në ndeshjen tjetër, Tottenhami ka arritur një fitore 3-0 kundër Stoke Cityt dhe pozicionohet në vend të shtatë me tre pikë më pak se vendi i katërt.