3 kandidatët për "trajneri i vitit" në Europë
Rrjeti televiziv amerkan ESPN, ka bërë publike listën e 3 trajnerëve kandidat për të fituar cmimin e trajnerit më të mirë për vitin 2013-të. Në këtë garë do të jenë dy teknikët gjermanë Jup Heynkens dhe Jurgen Klopp si dhe trajneri i Atletiko Madrid, Simeone. Trajneri argjentinas është futur në këtë listë për arritjet që pati me klubin spanjoll gjatë sezonit të kaluar sic ishte fitimi i Kupës së Mbretit duke mundur në finalen e Santiago Bernabeut Realin e Madridit, por edhe për ecurinë e jashtëzakonshme të Atleticos këtë sezon, ku përvec kualifikimit në 1/8 e Champions Ligue Los Cholchoneros janë kandidatë seriozë edhe për fitimin e La Liga pasi pas 17 javëve të para kryesojnë ne klasifikim së bashku me Barcelonën.Megjithatë El Cholo do ta ketë shumë të vështirë ta fitojë këtë cmim pasi rivalët e tij janë dy trajnerë shumë prestigjozë dhe me arritje te medha ne 12 muajt qe lame pas, me Jup Heynckes qe zhvilloi një sezon fantastik me Bayernin duke fituar Champions League, Bundesligan dhe kupën e Gjermanisë ndersa Jurgen Klop udhëhoqi Borusian e Dortmundit deri ne finalen e Wembley-t. Në listën e plotë janë edhe Benitez, Ferguson Konte, Murinjo, Skolari .