Refuzon Trapattoni, Reja do të ulet në stolin e Lazios

Mungon vetëm zyrtarizimi por do të jetë Edy Reja trajneri i ri i Lazios. Sportmediaset raporton se akordi është arritur edhe pse mungon ende firma, ndërsa lajmërimi i klubit pritet në orët e ardhshme, Reja ka gjetur akordin për një kontratë prej 6 muajsh, me opsionin e rinovimit në rast triumfi në Europa League ose nëse kualifikon skuadrën në fund të kampionatit në një nga kompeticionet evropiane. Përshpejtimi i presidentit Lotiti erdhi pas refuzimit që i bëri Xhovani Trapatoni.Reja rikthehet në skuadrën ku militojnë edhe shqiptarët Cana, Etrit Berisha dhe Strakosha i ri , pasi ka drejtuar më parë Lazion që nga shkurti i 2010 deri në qershor të 2012. Mbetet ende për tu përcaktuar cështja Petkovic të cilin presidenti Lotito mund ta pushojë duke zgjedhur rrugët ligjore pasi nuk i kishte komunikuar paraprakisht vendimin e tij për të pranuar ofertën e Federatës Zvicerane për tu bërë që nga 1 korriku trajneri i përfaqësueses helvete. Rezultatet e tij të dobta në ndeshjete fudnit ishin edhe shkaku kryesor I largimit. Reja I ka drehjtuar edhe më parë bardhekaltrit nga viti 2010 deri në vitin 2012. Kandinaturat e tjera për postine trajnerit të Lacio janë ehe Di Mateo, si dhe Di Kanio që e refuzoi.