Mashtronin me skemën e TVSH, 25 administratorë firmash çohen për gjykim
Prokuroria dërgon për gjykim 25 administratorë firmash të ndryshme të cilët akuzohen për mashtrim në bashkëpunim,falsifikim dhe fshehje të ardhurash.Skema e mashtrimit është zbuluar nga Drejtoria e Hetimit Tatimor dhe Prokuroria e Kukësit ndërsa shuma e përvetësuar nga mashtrimi me TVSH-në arrin në vlerën e 2.5 milionë eurove.Sipas informacioneve, një administrator firme po hetohet nën masën e sigurisë "arrest në burg" ndërsa 24 të tjerë janë nën akuzë dhe pritet të gjykohen.Kështu është arrestuar dhe po hetohet nën masën e sigurisë "arrest në burg" administratori Ismet Syla ndërsa janë nën hetim penal administratorët Petrit Ymeraj, Thanas Cuko, Arol Kola, Pjerin Gjoka, Luan Gjoka, Gjin Doci, Alfred Ndoci, Nikoll Nikolli, Pashk Prendi, Bardhok Prendodaj, Ludovik Prenga, Nikolin Zaja, Edmond Sejdiraj, Baki Rakipaj, Armand Dervishi,Preng Rrapi, Skënder Bokçiu, Pjetër Dodaj, Musa Kalia, Preng Deda, Krenar Muka, Xhevdet Karaj, Mujo Qyrdeti dhe Alban Ademi.Subjektet shtrinin aktivitetin në disa qytete Tiranë, Durrës, Fier, Pukë dhe Shkodër.