Kuvendi 'OK' buxhetit e taksave, pas 24 orë debat shumica demonstron forcën e votës

Pas 24 orë debatesh, Kuvendi ka miratuar në parim me 79 vota pro dhe 37 kundër, projektbuxhetin për vitin 2014.Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama pasi falenderoi qytetarët për vëmendjen me të cilën e kanë ndjekur seancën maratonë të Parlamentit u kërkoi atyre ndjesë për shkelje të etikës në sallë.Ai ka theksuar se rritja e borxhit është e domosdoshme si pasojë e një situate të rënduar ekonomike që e ka lënë vendin qeveria e kaluar.“Dua të falenderoj çdo qytetar që e ka ndjekur këtë debat të gjatë dhe dua t`ju kërkoj ndjesë atyre që janë  ndjerë të lënduar, për shkak të shpërdorimit të gjuhës dhe shkeljes së të gjitha normave e etikave.  Miratimi i këtij buxheti hap rrugën e re është fundi i rrugës së rrënimit dhe fillimi i rrugës së rimëkëmbjes ekonomike. Besoj se më takon që në emër të qeverisë të bëj një përmbledhje të shkurtër e konkrete të gjithë arsyeve që janë në themel të këitj buxheti që u bë edhe shkak të një përplaseje të fortë të një shumice që ka ardhur në pushtet për të vënë rregull dhe të një pakice qqë ka ikur dhe që ka lënë pas borxhe dhe katraurë. Flitet për një rritje të borxhit publik. Është e vërtetë.Kemi qenë dhe mbetemi se e ardhmja nuk merret borxh për të siguruar mbijetesën e të tashmes në pushtet” u shpreh Rama.Ai ka theksuar më tej se Shqipëria ka pasur si kryefamiljar në kumarxhi që e ka kënë të zhytur në borxhe.“Kur shtëpia ka një familjar kumarxhi që ikën e akumulon borxhe e gjithë shtëpia nuk e di fare, dhe një ditë të bukur sheh një karvan njerëzish që kërkojnë paratë. Ata i kanë dhënë borxh kryefamiljarit kumarxhi të shkojë të lozë për tekat e tij duke e zhytur shtëpinë në një hall shumë të madh. Ky është hall i madh ku Shqipëria u gjend për shkak të një zinxhiri borxhesh që nuk figuronin në defterin e qeverisë kur kjo vinte në parlament e fliste për nivelin e borxhit”, shtoi Rama.Reagon BerishaMenjëherë pas fjalës së kryeministrit Rama ka reaguar ish kryeministri Berisha i cili ka akuzuar Ramën për udhëtime me bileta të shtrenjta, e fjetje në hotele 4 mijë euro, duke thënë se vetë nuk ka qëndruar kurrë në hotele më të shtrenjta se 750 dollarë.“Me vete merr edhe manarin Fuga. Ti zotëeri ke urgjent nevojë një vizite te psikiatri. Çfare prisni ju ti bëni ketij vendi, ti ke mashtruar shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Ty të kanë mjekuar kolegët e mi, ke qenë i shtrirë me barrelë dhe i lidhur, i di mirë ti këto” tha Berisha.Replikon RamaRama theksoi se shumica largoi më 23 qershor problemin e madh nga qeveria. “Pas 23 qershorit po e bëjmë duke mos ndërhyrë në problemin e madh që ka opozita e duke i dhënë mundësi asaj të ndihet mirë, edhe kur ndihet mire duke bërë keq, për kuvendin, opinionin dhe nivelin e sjelljes. Nuk na takon ne as i takon opozitës që duhet të sillet si çdo familje që kur plakut të shtëpisë i soset kandili i arsyes nuk e lë të dalë nga shtëpia, e të merojë gjithë lagjen. Bëjeni këtë për ta lënë Shqipërinë të vazhdojë përmes një debati normal, e për të mos e kthyer këtë Kuvend në një lagje që turbullohet sa herë që plaku del nga shtëpia edhe pasi i është sosur kandili i arsyes” tha Rama.