Buxheti 2014, Berisha: Ditë zie për shqiptarët, produkt i një mendje të sëmurë

Në vijim të diskutimeve në parlament, ish-kryeministri Berisha e ka cilësuar projektbuxhetin për vitin 2014 të qeverisë Rama të kobshëm për çdo familje shqiptare dhe çdo sipërmarrje që ushtron aktivitetin e saj në vend. Sipas Berishës buxheti dhe paketa fiskale e qeverisë mban firmën e një mendje të sëmurë, kabinetit qeveritar më të paaftë që ka njohur vendi.“Sot po ndiqni mbledhjen e vendimarrjes më të rëndësishme për jetën tuaj, ekonominë tuaj, punësimin tuaj, buxhetin tuaj të dytë familjar. Nuk ka dyshim se buxheti, por mbi të gjitha ligjet fiskale janë faktorë që ndikojnë më shumë në jetën ekonomike të sipërmarrjes shqiptare, familjeve shqiptare. Në këtë kontekst mund të deklaroj me keqardhje se është ditë zie, kobi për sipërmarrjen shqipare, buxhetin e familjeve shqiptare, ditë zie për të papunët dhe ata që janë me ndihmë ekonomike. Me një akt të papërgjegjshmëm, një mendje e sëmurë merr përsipër të parqesë këtu një model që është fermentuar që është bazuar në zërat e brendshëm të tyre, një model që në gjithë këto vite bëri që Shqipëria të mos bjerë në krizë. Mendja konspirative u deklaron shqiptarëve dhe botës me injorancë totale se ka zbuluar borxhin e fshehur, nuk di që thesari i shtetit shqiptar është gjëja më transparente, ka gjithcka të regjistruar. Kjo mendje e sëmurë që vrapon si i tërbuar për t’iu vërsulur ekonomisë, ka një vit rresht që bërtet si i çmendur borxhi- borxhi, ka një vit që bërtet për 1 milionë të papunë, ndërkohë që BB dhe KE ua kanë përplasur dhe përgenjështruar këtë marrëzi të një grupi injorantësh të papërgjegjshëm që shtrijnë kthetrat në xhepat e shqiptarëve, bizneset e ngritura me lumenj djerse, të bazuar në modelin e gënjeshtrës” tha ai.Sipas Berishes, Rama mashtron shqiptarët duke thënë se e ka konsultuar buxhetin me ekspertët më të mirë, “që janë Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj, dy deficitarë, njëri ekspert i patates dhe tjetri mësues i anglishtes”.“Thotë se ka shqyrtuar pr/buxhetin me ekspertët më të mirë në botë që janë Arben Ahmetaj dhe Shkëlqim Cani, dy defiçitarë absolutë, njëri mësues anglishte dhe tjetri ekspert patatesh. Rrugë rrugë shesh më shesh do të bëhet beteja më e madhe kundër kësaj pakete. Këta mashtrues ordinerë për FMN. FMN jua dogji letrat në dorë. Ta provojmë këtë sistem po s‘ju eci kthehemi te sistemi i mëparshëm .Me këtë buixhet po mbillni një destabilitet të rëndë shqiptarët s’do ta pranojnë kurrë këtë që bëni ju” deklaroi Berisha.Për replikë, Ministri Ahmetaj, tha se qeveria ka hartuar një buxhet me të cilin mban premtimet e fushatës dhe nxjerr vendin nga humnera në të cilën e kishte lënë qeveria Berisha.“Ti zoti Sali efendi se e meriton atë emër ti lexon serbisht të gjithë diplomat, historitë e tua. Ti me çmimin tënd Nobel në ekonomi krijove Suden dhe Vehbiun. Bej paqe me humbjen sepse shqiptarët të mundën në 23 qershor. Ky buxhet mbyll njëherë e mirë kapitullin tënd. Thuaj çfarë të duash, në këtë orë 3 pa çerek këtë zakon ke patur tërë kohës kështu që vazhdo. E kuptoj shumë mirë sikletin tënd, se të ka kapur frika. Sepse e shikon, mendon si ka mundësi i lashë me mina e zjarre gjithandej dhe kemi prodhuar një buxhet që mban premtimet; Ti thua për tatim fitimin, bëra llogari të re, nuk është 22% si tha Rama, por 25% se borxhet që i ke mbajtur janë më të larta. 1.1 miliardë injektim, këtë nuk e kishe parashikuar, këtë nuk e përballon dot ti”tha Ahmetaj.“Kur je efendem je efendem, por e keqja është kur je hanem, hanem me kollare është më keq. Modeli juaj filloi të marrë goditjet e para dhe shumë shpejt do marrë goditjen e mëshirës sepse është modeli i padijes, injorancës. Ky nuk është program, është kaos”u shpreh Berisha në kundëreplike.Ndërsa Minsitri Cani tha se opozita u zbyth nga FMN. Ai pyeti ish-kryeministrin se kush do përgjigjet penalisht për maskaradën që do të dalë pasi të publikohen shifrat e borxhit.“Ke merita në fushën e ekonomisë dhe meqë je në majat e shkencat që e ke lemerisur globin me sukseset, meqë ke qenë dhe do jesh kot së koti në këtë fushë, nuk debatoj. Ska burrë nëse që sta del se ke marrë shkencën e një dege që s’ke haberin, vazhdo fallxhorin, shqiptarët e dinë se ca ke parashikuar ka dalë e kundërta. Luajtje pjesën apo the të vërtetën, për borxhe, nuk dini që shqiptarët janë me borxhe, dolët kundër FMN, sot u zbythët dukshëm nga FMN se nuk ua mbajti, Bode, kur të dalin shifrat e borxhit a do ikësh ta lësh Boden me maskaradën që del, kush do përgjigjet penalisht për këtë? Nuk di ku e ke gjetur atë punën e patates, po mbaj në dorë atë kastravecin atë mbaj” tha ai."Përsa i përket problemit të taksës së sëmundjes, TVSH-ja për ilaçet u hoq për firmat e familjarëve të ministrave. Nuk do të ketë asnjë ulje çmimesh, por do ketë 10 % më shumë fitime. Eksperienca me Hermesin është tmerrësisht disktretituese. Me Albtelekomin u ke vjedhur 11 milionë euro. Ta mbylli dosjen prokurori militant socialist. U arratise në Rumani, deri sa u mbyll dosja dhe menaxherin e Hermesit e vendose në një prej enteve. Këta flasin për mina me sahat dhe eksplozjone. Këto ndodhin vetëm në mendje të sëmurë. E morën Deloitte & Touche e nxorrën borxhin 70 milionë dollarë më të lartë. Njeriu kur e vodhi thesarin me të tjerë dhe pse të vret patatja dhe jo thesari. Të ka mbetur patatja në gojë. Me kaq lehtësi që po fusni dorën ne xhepat e shqiptarëve, mendohuni mirë, sepse ata sjanë ministra. Unë nuk them të mbajmë modelin që ishte, ai duhej të përmirësohej dhe ne i nisëm ndryshimet. Për 54 % të rrogëtarëve ua hoqëm ne TVSH" replikoi sërish Berisha.