Doda i përgjigjet akademikut kosovar: Qosja një Leninist i dëshpëruar
Deputetja demokrate Mesila Doda, reagon pas deklaratës së akademikut Rexhep Qosja se etiketimi i diktatorit Enver Hoxha, si Hitleri i shqiptarëve është një akuzë që poshtëron shqiptarët. Në një prononcim për mediat, Doda, deklaron se ish-marksistë leninistë po shprehen të dëshpëruar për etiketimin e diktatorit Hoxha, si Hitleri i shqiptarëve.“Mesa duket kemi prekur mitet diktatortiale, të ish marksistë leninistëve. Nga një krah shprehen të dëshpëruar që ne kemi quajtur Enver Hoxhën si hitleri i shqiptarëve. Në fakt Enver Hoxha është më keq se hitleri i shqiptarëve, sepse është një person që persekutoi, vrau popullin e vet, dhe privoi shqipërinë nga një histori progresi prej 50 vitesh”tha ajo.Ish-pjesëmarrëse aktive në lëvizjen e Dhjetorit 1990, Doda e konsideron si të nevojshme risjelljen në vëmendje të krimeve të komunizmit, pasi sipas saj kush harron të kaluarën, është i destinuar ta përjetojë atë.“Ne nuk bëjmë fjalë për një fantazëm të së kaluarës, por bëjmë fjalë për një fenomen që po tenton të ringrihet dhe të ringjallet dhe nga ana tjetër shikojmë edhe degradimin e atyre që quheshin marksistë leninistë të një kohe. Dikur merreshin me prangat e ploretariatit, tani merren me frizurat e deputeteve të opozitës”, deklaroi ajo.Akademiku kosovar Rrexhep Qosja, në një intervistë për një të përditshme shqiptare deklaroi se duke e quajtur Enver Hoxhën Hitleri shqiptar, Sali Berisha, jo vetëm se shqiptoi një marrëzi, një gënjeshtër historike, por në të njëjtën kohë i bëri një akuzë poshtëruese popullit të vet.