Kamëz, sherr mes të rinjve, plagoset një person

Një sherr mes disa të rinjve ka degjeneruar deri në përdorimin e sendeve të forta dhe për pasojë është plagosur njëri prej tyre.Ngjarja ka ndodhur në një bilardo në Kamëz, ku një i ri, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur është qëlluar me stekë bilardoje.Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore ndërsa policia ka shoqëruar 3 të rinj të cilët dyshohen se kanë lidhje me ngjarjen.