Parlamenti në seancë maratonë, diskutohet buxheti dhe paketa fiskale

Parlamenti vazhdon seancën maratonë që prej orës 11:00 të ditës së djeshme, ku po diskutohet paketa fiskale dhe buxheti i vitit 2014.Në fjalën e saj, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli deklaroi se deri pak më parë pare Forcat e Armatorsura ishin depo logjistike e PD-së,  ndërkohë që institucioni ka një varg boxhesh e detyrimesh të papaguara që duhet t’i shlyejë.“Ne do te na duhet te paguajme 328 mln leke detyrime te prapambetura per nje kontrate abuzive, per veshjet e ushtarakeve, rreth 4 mln dollare kane dale nga MM per sherbimet e dializes se nje spitali privat, por vetem 2 jane te familjeve te ushtarakeve” tha Kodheli.Ministrja e mbrojtjes garantoi se me këtë buxhet do t’ia dalin te modernizojne ushtrine, do te permiresojne menaxhimin dhe kontrollin. “Çdo qindarke e destinuar per FA te shkoje aty ku eshte projektuar. Do te forcojme pergjegjesine menaxheriale, ne funksion te miremenaxhimit te parave do te jete audit funksional, do te forcojme disiplinen financiare, por kurre s’do te angazhojme forca per fushate, si bete ju. Lumi i karburantit te shpenzuar 62 mije litra u shperndare pa asjne dokumentacion duke boshatisur rezerven dhe cenuat rende gatishmerine” shtoi ajo. Berisha dje në ParlamentIsh-kryeministri Sali Berisha gjatë deklaratave të tij i është rikthyer akuzave ndaj kundërshtarit të tij politik Edi Rama, duke e akuzuar se ka shkelmuar të gjitha premtimet që u ka bërë shqiptarëve.“Rama të mbrojë paketën e tij fiskale me të cilën po mjeron shqiptarët si askush tjetër. Ty të kanë bërë synet politik, duhet ta zbërthesh vetë ti. Shërbehet me ordiner në mënyrë që të mbahet. Rruga është ti dalësh zot vetes” tha Berisha.Ish kryeministri ka reaguar lidhur me rritjen e çmimit te naftes dhe efektet qe do ketë ajo në ekonomi. Sipas tij me rritjen e çmimit të naftës kërcënohen bankat pasi do u ulet fuqia paguese e kredive.“Asnjë gjë nuk vjen nga hiçi. Kjo paketë fiskale lind nga injoranca totale ekonomike e kryeministrit nga energjia e tij negative që ka tre muaj që ka prodhuar energji negative më shumë se në gjithë Ballkanin. Jam këtu për të denoncuar një akt të pa përgjegjshëm me të cilin ju prekni ç’do qytetar shqiptar nga fëmija foshnje në barkun e nënës te më i moshuari i këtij kombi dhe ky është rritja e çmimit të naftës. Çmim i naftës me këtë rritje do të kapë çatinë e botës. Rrisni çmimin e naftës në një kohë kur studimet më serioze në botë kanë gjetur se 11 recensione në Amerikë kanë pasur në themel rritjen e çmimit të naftës. Pse me vendimet e qeverisë time do mbroheni ju? Atyre po u vini kazmën ju. A po bëni qeveri ju? Se nga ju vetëm negativitete po sheh Shqipëria. Me këtë rritje ju kërcënoni bankat sepse ulni fuqinë paguese të kredive. Ju i çoni drejt falimentimit.”- deklaroi Berisha.Ndërkaq deputeti Taulant Balla theksoi se paketa e re fiskale parashikon taksim të ndershëm për shqiptarët dhe do të ulë taksat për 97% te qytetareve. Ai kundërshtoi opozitën se paketa e re fiskale do të dëmtojë biznesin, duke thënë se qeveria e shkuar aplikonte taksa të koduara.“Këta sot ankohen se paketa fiskale dëmton biznesin janë ata që deri në shtator e kishin robëruar biznesin me taksën më të rëndë. Taksën që njihet si TVSH. Kishin taksat të koduar me emra. Sal, Xhoz, Mul. 75000 milje fluturime në të gjithë botën. Taksë që i ishte vënë qytetarit shqiptar që kryetarja e Kuvendit të mos linte vend pa shkuar për takime diplomatike që nuk ua pamë kurrë hairin. Për çdo makinë të kapur në tiranë të paguar gabim paguhej taksa Mul 50 mijë lekë. Edhe pse buxheti i ri aplikon taksën progresive. Shteti i merr biznesit vetëm 60 milionë dollarë për taksat. Dhe i japim 315 milionë dollarë duke shlyer borxhin që i kishit lënë ju. Fatura e borxheve që do shlyet për punë e shërbime të kryera e pa paguara janë 315 milionë dollar. Buxheti është më i madhi dhe që injekton në ekonomi 1,1 miliardë dollarë”- deklaroi Balla.Ministri i Brendshem Saimir Tahiri e cilësoi jo serioz qëndrimin e ish kryeministrit Sali Berisha në Parlament. Ndërsa deklaroi se qeveria Rama në 100 ditë qeverisje ka bërë për Policinë e Shtetit më shumë se çka bërë qeveria e shkuar në 8 vite, ai ftoi opozitën te pergjigjet per pasojat qe i lane ne kurriz shqiptareve.“Jam i sigurt që me buxhetin tonë do thoshtë është buxheti më i madh në histori etj. Në opozitë më vjen keq të dëgjoj se sa pak seriozë është kur u drejtohet shqiptarëve. Se si mund të flasë një ish-kryeministër për ditë zie. Akoma më pak e kuptoj se si mund të kapërcejë te FMN, synetllëku, çmenditë. Do ishte e mirëpritur të kishim diskutim konstruktiv mbi buxhetin, oponencë reale dhe alternativë. Kush u shfaq me një alternativë të vetme nga opozita?" "Askush prej jush nuk foli për sigurinë publike, të pronës, rendin, apo policinë e shtetit, buxhetin e Policisë së Shtetit. Kaq pak ju mundojnë çështje, që kanë të bëjnë me qeverinë? Kaq të vështirë e keni t’i thoni falemnderit që e rritët buxhetin e Policisë si kurrë më parë?”tha Tahiri.Duke sjelle shembull policin te dera e ministrise, qe ka vuajtur masakren e Ures Vajgurore, i ka kerkuar Berishes te lutet per vete, pasi per shqiparet nuk lutet dot me.“Ai Vuan pasojat në trup jo të pakta, lutu doktor, tortura e përditshme që të vret ngadalë nga pamjaftueshmëria me pagën e tkurrur në vite, turpi se të del para gruaja e fëmija e nuk ke fjalë që ti justifikosh sakrificën, lutu dokor, shtetin ku arroganca e pasurisë është aq e dhunshme sa ka vrarë përuljen para sakrificës, e pushteti është mësuar të mbyllë sytë, sepse esteti ka punë të mëdha, shih veten e lutu edhe për veten doktor, se nuk ke më kohë të lutesh për shqiptarët”- deklaroi ai.Sipas tij, policia e shtetit ka qene institucion i poshtëruar. Një tjetër çështje që ngriti ministri Tahiri ishte dhe shpërdorimi i fondit për emergjencat civile.“Nuk ka tallje më të pashpirt me ata që ndihen të poshtëruar, ata janë edhe të patrajtuar nga qeveria e shkuar, tallja dhe harresa që keni bërë ju me punonjësit e policisë së shtetit, ju falënderoj vërtetë ju e mbi të gjitha kryetarin jo kryetar të partisë, deputetin Berisha, kaq sa ka kemi bërë ne nuk e keni bërë në 8 vjet që qeverisni. Ju që flisni sot me përbetime për mirëqenien e tyre pse nuk dilni të jepni llogari, na i keni lënë ne, këtu na bashkon përpjekje për t’ i dalë përballë qytetarëve, në 23 qershor nuk i shlyet të gjitha me rezultatin që morët, atëherë shqiptarët ju ndaluan të vazhdonit masakrën që kishit nisur. Nuk ju dhanë të drejtën të shlyenit llogaridhënien, kush do përgjigjet si ka mundësi që i latë borxh, si ka mundësi që më 22 janar një ditë pas 21 janarit kishit mundësi të mblidhnit qeverinë dhe shpërblyet 2 milionë dollarë për grupin e zjarrit të republikës dhe nuk gjetën mundësi të shlyenit notohet që i keni lënë pas mu në mes të sheshit si lopa… i dhatë shpërblim këtyre dhe gënjyet për 5 vjet fëmijët e lindur pa u dhënë shpërblimin që premtuat. “Keni hallin e zgjedhjeve po hallin e atyre që u përmbytën në Shkodër, në Lezhë. Si mund ti harxhonit të gjitha fondet e emergjencës civile brenda majit dhe latë 1560 dollarë buxhe. Kush do dali nga ju këtu ti përgjigjet shqiptarëve. Dhe kjo është burrëri shtetarësh , të dali dhe të thotë na falni. Po rezervat e shtetit kush i boshatisi? Ku i çuat? Kush e hëngri sheqerin, vajin, miellin? Si ka mundësi e latë një shtet të tërë si pas lufte? Dhe 5 makina që i dhuroi BKT , dhe ato as buxhet për 5 shofera nuk latë. Kaq makut dhe kaq të verbër ishit sa as e çuat nëpër mend këtë. Kjo është situata skandaloze ku e braktisët Policinë e Shtetit.Vratë modelin e zbatimit të ligjit dhe respektimit të ligjit "- u shpreh Tahiri.Ndërkaq kreu i grupit parlamentar të Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha se rritja e taksave krijon vetëm një impakt, varfërimin e shqiptarëve.“Biznesit i ngrihet taksat pa u pyetur, ata nuk u dëgjuan. Qeveria përmes ngritjes së taksave u ka futur atyre dorën në xhep, në atë që ata kanë krijuar. Nuk u pyet biznesit, sepse keni një bindje e cila është absurde, se këta njerëz konsiderohen të pasur janë problemi, kjo është e kundërta. Po krijoni një ndarje të re klasore. Kë gjobit qeveria? Kujt ia merr taksat? Taksat i rriten atyre që paguajnë, atyre që respektojnë ligjin dhe detyrimet. Ndërsa pjesa tjetër informale, lihet ashtu siç është. Me këtë sistem rritet akoma më shumë informaliteti në vend”- tha Mediu.Duke folur për taksat, Mediu tha se qeveria ka dalë më një parrullë të madhe, 97% e shqiptarëve nuk do paguajnë taksa, fitore e madhe, edhe në kohën e enverit 100% e shqiptarëve nuk paguanin taksa. Sipas tij, nuk duhet ti kthehemi të kaluarës.Kreu i grupit të LSI- së, Petrit Vasili tha se ndryshimi i taksimit ka ardhur si pasojë e situatës, e cila ka minimizuar mundësitë për të zgjedhur një rrugë tjetër. Ai tha se grupi i LSI-së ka formuluar një qëndrim pozitiv dhe në mbështetje të paketës së re fiskale.“Në momentin që kemi borxhe të akumuluara, të nevojës për të patur një arkë shteti edhe sfidat edhe punët e lëna në mes, sigurisht jemi të detyruar të përdorim këto instrumente dhe jo të tjera. I gjithë aksi i përdorur ka ngjyrimin e një maxhorancë me një sens të fortë social, përfaqëson linjën tonë si të majtë, etj”- tha Vasili.Në emër të grupit te Partise Demokratike, ish-Ministri i Financave, Ridvan Bode, akuzoi Qeverinë se ka ndërmarrë një fushatë agresive për të denigruar ekonominë e vendit. Sipas tij paketa fiskale e propozuar nga qeveria rrënon ekonominë e vendit dhe dobëson perspektivën për të ardhmen.“Qeveria ka ndërmarrë një fushatë agresive për të denigruar ekonominë e vendit, për të shuar çdo perspektivë që ende shqiptarët shohin të e nesërmja e tyre. Kjo ka patur një qëllim, qeveria Rama e ndodhu përpara nevojës për ti dhënë një përgjigje popullit, e pamotivuar, e pasigurtë dhe në mungesë të kapaciteteve e për të administruar këtë situatë kishte marrë vendimin për të vepruar me dy duart, njërën dorë ta zhyste në xhepin e qytetarëve dhe biznesit, dhe njërën dorë tek bankat për të marrë hua dhe për të rritur borxhin. Rritja me 13% brenda një 4 mujori e borxhit publik nën pretekstit e borxheve të lënë nga qeveria e mëparshme, të cilat nuk zënë më shumë se 2% dëshmon qëllimin që qeveria ti krijojë komoditet vetes për të qeverisur pa program dhe pa angazhim. Fundi i taksave proporcionale është fillimi i një regresioni. Tatimit mbi të ardhurat personale si taksa e parë që po diskutojmë sot, në thelb ka fatkeqësinë për të qenë tehu i demogogjisë nga njëra anë, dhe rrënimi i biznesit nga ana tjetër. Ftohen 100% e qytetarëve të paguajnë një taksë progresivisht të lartë, një vlerë që shkon 240 mln dollarë në vit, në një moment kur të gjithë kemi nevojë per të mbajtur gjallë konsumin e qytetarëve”- tha Ridvan Bode.Ndërkaq, në emër të grupit të Partisë Socialiste, Erjon Braçe tha se ato çfarë janë shkruar në programin e PS-së në fushatë elektorale janë sot të shkruajtura në programin e qeverisë, duke mbajtur kështu të gjitha premtimet për të cilat PS ishte zotuar.“Kemi thënë se do të ulim tatimet për të ardhurat nga puna, duke bërë drejtësi, këtë premtim po përmbushim. Për 177 mijë edukatorë, mësues, pedagogë, sanitarë, punonjës të shëndetit publik, mjekë, policë, zjarrfikës, rojtarë të territorit apo mjedisit, ushtarak, nëpunës, punëtorë dhe menaxherë në sektorin privat, etj ne sot po ulim tatimet. Ju jeni 177 mijë vetë në të gjithë Shqipërinë, po ju kthejmë afro 20 mln dollarë. Kush nga ju merr më pak të ardhura përfiton më shumë nga tatimi. Merr mbrapsht një rrogë mujore më shumë në vit. Të tjerë si ju, me të ardhura pak më shumë, marrin gati 80% të një rroge mujore në vit, ndërsa ata me të ardhura pak më shumë përfiton një gjysëm rroge më shumë.”- tha Braçe.Ai hodhi poshtë deklarimet e PD-së se shqiptarët kanë qenë të çliruar nga tatimi për pagat deri në 30 mijë lek, ndërkohë që sipas tij, deri në prill të këtij viti PD taksonte edhe pagën deri në 10 mijë lekë.