Rikthehen maskat, grabitet me armë një person në aksin Tiranë-Fushë Krujë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2013, 21:14
Rikthehen maskat në aksin Fushë Krujë-Tiranë. Një person ka rënë pre e grabitësve të armatosur mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Fushë-Krujës.Ngjarja është regjistruar rreth orës 20:45, ku sipas policisë autorët pasi kanë kryer grabitjen janë larguar dhe kanë djegur, e më pas braktisur automjetin te Ura e Tapizës.Mjeti i djegur u gjet nga efektivët e policisë të komisariatit numër 5, n dërkohë nuk bëhet i ditur emri i personit që është grabitur dhe as shumë e parave që i janë marrë.Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.