Bushati dhe Gjiknuri në Emiratet e Bashkuara Arabe

Ministri Bushati dhe Ministri Gjiknuri po zhvillojnë një vizitë në Emiratet e Bashkuara ArabeMinistri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe Ministri i Energjisë  dhe Industrisë,  Damian Gjiknuri po zhvillojnë një vizitë në Emriatet e Bashkuara Arabe.Gjatë kësaj vizite, Ministrat po zhvillojnë takime për intensifikimin e raporteve ekonomike dhe tregtare me Emiratet e Bashkuara Arabe. Ministri Bushati dhe Ministri Gjiknuri u takuan me shkëlqesinë e tij, z. Ahmed Bin Saeed Al Maktoum, president i grupit "Emirates" dhe "Dubai World".Në takim u fol për rritjen e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar, midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë, ku një fokus të veçantë zuri fusha e aviacionit civil.Gjithashtu, Ministrat Bushati dhe Gjiknuri u takuan me Presidentin e "Dubai World Trade Center",  Helal Saeed Almarri.Gjatë takimit u fol për bashkëpunimin në fushën e turizmit, ku z. Helal Saeed Almarri shprehu falënderimin për mbështetjen që Shqipëria i dha Emirateve te Bashkuara Arabe lidhur me Expo 2020, si dhe ftoi kompanitë shqiptare të fushës së turizmit për të shkëmbyer përvoje në ketë fushë.