Policia: Kujdes nga ngricat në rrugë, probleme në jug e veri të vendit
Drejtoria e Policisë Rrugore, porosit drejtuesit e mjeteve që të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjes së tyre me automjete në orët e para të mëngjesit apo gjatë orëve të natës për shkak të ngricave që krijohen në akset rrugore: në Qafë Plloçë, në Qafë Qarri si dhe në kthesat e Kapshticës.Po ashtu drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm dhe gjatë lëvizjes në akset rrugore Fushë Dukagjin- Kukës dhe Kukës-Morinë, si rezultat i mjegullës së vazhdueshme dhe pamjes së kufizuar, si dhe i ngricave të natës dhe lagështirës.Policia Rrugore u kërkon drejtuesve të mjeteve të respektojnë normat e shpejtësisë dhe të tregojnë kujdesin e duhur në përdorimin e sistemit pamor, gjatë lëvizjes në këto akse rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve, të cilat kanë pasoja për jetën dhe shëndetin e njerëzve.