Berisha: Buxheti 2014, buxheti i gropës më të madhe në histori
Parlamenti vazhdon seancën maratonë që prej orës 11:00 të ditës së djeshme, ku po diskutohet paketa fiskale dhe buxheti i vitit 2014.Në fjalën e tij, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi mazhorancën se me mosndërprerjen e seancës plenare edhe gjatë natës kërkon të fshehë krimin monstruoz që përban në vetvete buxheti."Buxheti u miratua fshehtas në shpellën e qeverisë, maratonë gjithë natën për të fshehur të vërtetën nga ju arriti tani në finish. Ky është finishi i turpit, që kanë frikë nga veprat e tyre, ky është finishi i turpit, i një procedure që vihet në funksion të fshehjes së të vërtetës me taksat. Kjo është procedurë e turpshme që vihet në funksion të një gjëme që mban në vetvete ky buxhet, procedurë e turpshme që mashtron çdo qytetar shqiptar që shkelmon mbi ta produkt i injorancës totale i një mendje të sëmurë" tha Berisha.Sipas ish-kryeministrit Berisha, ky është buxheti i gropës më të madhe në histori pasi shndërron financat publike në një piramidë të vërtetë, të rrezikshme që do ta rrokullis Shqipërinë në një skenar ogurzi."Këta mburracakë, përsërisin si papagaj, megamshtrimin e një mendje që prodhojnë çdo ditë gënjeshtra të tilla. Keni 3 muaj si në asnjë vend të botës me shfrytëzimin total sulmoni biznese, keni futur vendin në stanjacion e po ecën drejt krizës, vetëm se nuk keni mundur t’i fusni në xhepa ato. Ky buxhet është pjellë e një mendje të sëmurë që udhëhiqet nga fiksimet dhe prodhon çdo ditë vetëm energji negative, vetëm shkatërrime, vetëm rrënime. Shqiptarët nuk i mashtroni dot ju. Ju morët besimin e tyre por jo dinjitetin dhe s`do të mund të shkelmoni kurrë dinjitetin e tyre” tha Berisha.Berisha replikon me RamënGjatë fjalës, Berisha replikoi me kryeministrin Rama, që ishte ulur mes deputetëve, duke i thënë të mos fliste port ë dëgjonte pasi mund t`i bënte portretin si të donte dhe në të gjitha mënyrat, nudo e jo nudo.