Korçë, gjykata e apelit lë në burg ish-drejtorin e kufirit dhe migracionit, Ylber Zyberi
Gjykata e apelit ne Korçe ka lene ne fuqi masen e arrestit me burg ,ndaj ish-drejtorit te kufirit dhe migracionit ne qarkun e Korçes, Ylber Zyberi. Edhe pse Zyberi ka hedhur serish poshte akuzat e ngritura ndaj tij, duke i cilesuar si sajesa, trupi gjykues nuk e ka marre parasysh kete gje.Zyberi ka shtuar nder te tjera se ne kete çeshtje eshte e perfshire policia e shtetit, te cilen ai e kishte lajmeruar por qe nga ana e saj nuk ishte ndermarre asnje hap per parandalimin e kontrabandes,ne te cilen ish-drejtori i kufirit e perjashton kategorikisht veten qe te kete qene pjese e saj.Sipas tij faji po i hidhet pa te drejte pasi ai e kish bere detyren e tij duke lajmeruar policine.Ylber Zyberi u arrestua disa jave me pare nen akuzen e shperdorimit te detyres dhe kotrabandes te mallrave industriale,vlera e mallit te sekuestruar perllogaritet ne 100 milione lekë te vjetra.