Nis kostofikimi i spitaleve, mjekët: Të punojmë për spitalin publik, jo privatin
Pas gati 8 viteve eksperimentim, ISKSH-së thotë se do të nisë paketën për llogaritjen e kostove për 4 shërbime në QSUT; atë të kardiologjisë e kardiokirurgjisë, të dializës, transplantit të veshkave dhe transplantit të mëlçisë. Afati i matjeve të sakta të këtyre kostove është 31 mars 2014.Mjekët dhe shefat e shërbimit të QSUT thonë se kjo paketë duhet të kthejë edhe njëherë dinjitetin e spitalit publik, sepse ai po dështon, po humbet besueshmërinë e pacientëve. Pra paratë të shkojnë njësoj si në publik dhe në privat.Mjeku, Gec Sulçebe thotë se privati e detyron një pacient të paguajë më shtrenjtë sepse e merr trajtimin për një paketë të tërë duke e çuar koston e një transplanti 3 herë më shtrenjtë deri në 15 mijë euro.Gjithashtu bluzat e bardha kërkuan që të investohet tek burimet njerëzore sepse disbalanca të tilla çojnë që mjaft mjekë ti adresojnë në privat.Njëzëri, mjekët i kërkuan ISKSH-së që kjo paketë të krijojë një barazi të financimit, që kostofikimi të jetë i balancuar që spitalet pubike të marrin vlerësimin që duhet.