Kuvendi projekt-rregullore për ndjekjen e seancave, nesër prezantimi për median
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2013, 16:57
Kreu i Kuvendit Ilir Meta do të njohë të martën median me rregulloren e re. Sipas njoftimit nga zyra e shtypit të Kuvendit, takimi me gazetarët e akredituar në Kuvend do të mbahet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku do tu prezantohet rregullorja e re.“Ditën e martë (nesër më 24.12.2013 ) në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, jeni të ftuar të merrni pjesë për të diskutuar së bashku, me stafin e Kuvendit, mbi rregulloren për akreditimin, akomodimin dhe orientimin e masmedive me gazetarët e akredituar më Kuvend. Për një transparencë sa më të plotë më medien, kemi menduar që përpara se të miratohet projekt-rregullorja, të marrim dhe mendimin dhe sugjerimet tuaja, si gazetarë që jeni të akredituar në këtë institucion”thuhet në njoftim.