Falsifikimet në zgjedhje, apeli lë në burg komisionerët e komunës Dajç
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2013, 16:12
Gjykata e Apelit në qytetin e Shkodrës lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për komisionerët e Komunës Dajç. Gjykata e Shkallës së Parë dënoi me burg 8 komisionerët, 7 prej tyre u dënuan me 8 muaj burg, ndërsa një me 4 muaj.Komisionerët u paditën nga ish- kreu i komunës Rrok Rroku. 8 komisionerët akuzohen se kanë falsifikuar nënshkrimet e votuesve dhe numrat e kartave të identitetit apo pasaportave, të cilët ditën e zgjedhjeve ndodheshin jashtë vendit.