Shkollat mbyllin vitin shkollor me aktivitete të ndryshme sportive e kulturore

Në prag të festave të funvitit, shkollat janë në një atmosferë festive. Në kryeqytet nuk kanë munguar festat, por dhe seminare në bazë të programeve të realizuar përgjatë këtij viti.Në “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, aktiviteti kanë nisur me një lojë basketbolli ku nisjen e bëri një nga nxënësit tetraplegjikë në këtë shkollë.Në ambjentin jashtë shkollës kanë nisur festat, ku nxënësit janë përfshirë emocionalisht në kërcim e muzikë.Në ambjentet e brendshme gjimnazistët po japin këndvështrimet e tyre si qytetarë nesër të BE, pozitën e Shqipërisë dhe hapat e bëra drejt Bashkimit Europian.Me këto aktivitete nxënësit i thanë lamtumirë 2013-tës, për tu rikthyer ne janar të 2014.