Maqedonia kërkon ikonat, ekspertët në Tiranë identifikojnë veprat e vjedhura në kisha

Të paktën 20 ikona të koleksionistit Gjergji Thimo dyshohet të jenë jenë vjedhur në kishat e Maqedonisë.Një grup prej 5 ekspertësh dhe punonjësish të policisë maqedonase kanë vëzhguar në prani të prokurorit sot në Tiranë disa prej ikonave të gjetura nga policia në banesën e Gjergji Thimos dhe kanë identifikuar disa prej tyre si të grabitura nga kishat në Maqedoni.Autoritetet e shtetit fqinj pritet që shumë shpejt ti dërgojnë një kërkesë autoriteteve shqiptare për kthimin e tyre, shoqëruar edhe me dokumentacionin përkatës dhe çertifikatën e origjinës, nëpërmjet të cilave do të faktojnë pretendimin e tyre se ato ikona janë pasuri të Maqedonisë.Gjergji Thimo, i njohur si koleksionist u arrestua më 8 tetor në kuadër të operacionit të koduar "Ikonat".