Vasili: LSI pro buxhetit. Do rimëkëmbë ekonominë

Diskutimet në Parlament për projektbuxhetin e vitit 2014 duket se po u vjen fundi. Kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili ndërsa deklaroi votën pro për buxhetin në emër të deputetëve të LSI-së theksoi se ky buxhet është një pikë kthese për ekonominë e vendit.Ai ka theksuar se mazhoranca i ka votat për të miratuar projektbuxhetin por si ligji që ka të bëjë me të gjithë qytetarët kërkon votën e të gjithë deputetëve të Kuvendit."Kjo mënyrë diskutimi nuk krijon produktivitet.Nuk është momenti të shprehim si është qeverisur dhe as të paraqesim tabela shifrash.Qytetarët presin ndryshime të prekshme.Buxheti është një pikë kthese nga rënia e lirë e ekonomisë” tha Vasili duke shtuar se rritja e borxhit bëhet për të rimëkëmbur ekonominë.Ndërsa në emër të grupit të Partisë Demokratike, ish- ministri i financave Ridvan Bode deklaroi votën kundër paketës fiskale dhe buxhetit të vitit 2014.“Taksohet në rritje konsumi familjar dhe prodhues. Karburanti do të taksohet më shumë për 84 milionë dollarë. Pagat përtej përfitimit të vogël do pësojnë një rritje të taksimit të përgjithshëm të tyre prej 13 milionë dollarë. Akciza mbi cigare e pijet aloolike do të rritet taksimi me 4 milionë dollarë. Taksa e banesave dhe e pronës do pësojë rritje prej 5 milionë dollarë.  Taksimi progresiv dëmton ekonominë . 100 milionë dollarë më pak investime në krahasim  me 2013. Niveli i investimeve publike do të bjerë në nivelin e 5 % të PBB është problem i madh. 920 mln dollarë do të merren hua borxh i ri duke e çuar në 74.8 % borxhin. Sigurisht që ka dhe do të ketë borxhe, gjithëmonë krijohen prapambjetje por kjo nuk justifikon rritjen e borxhit me 13 %. Banka e Shqipërisë nuk garanon likuiditetin e borxhit"  tha Bode.