Elbasan, plagoset me thikë në lokal 20-vjeçari, në kërkim autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2013, 19:55
Një i ri është plagosur me thikë në Elbasan. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme në një lokal në lagjen Dyli Haxhiraj në Labinot-Fushë, ku dy të rinj janë grindur mes tyre teksa po shihnin një ndeshje futbolli.Konflikti mes 20-vjeçarit Sali Marku dhe 28-vjeçarit Denis Gega ka agravuar më tej, ku ky i fundit e ka qëlluar disa herë me thikë Markun.I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa po punon për kapjen e autorit të plagosjes.