Xhindi: Bashkia, e angazhuar për të gjallëruar jetën sportive e kulturore

Me rastin e festave të fund-vitit, Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh kulturore e sportive për fëmijët.Një ndër to është edhe aktiviteti sportiv “Jeto me sportin”, i cili ka mbledhur rreth 600 fëmijë të kryeqytetit. Bashkia e Tiranës është angazhuar dhe ia ka dalë të rigjallërojë jetën sportive dhe kulturore në kryeqytet. Garën mes fëmijëve e ka ndjekur sot nga afër, edhe nënkryetarja e Bashkisë, znj. Nevila Xhindi.“Sot është një ditë shumë e shënuar. Bashkia e Tiranës, në kuadrin e aktiviteteve që ka organizuar këtë vit, duke filluar me “Tirana-Teens”, për të vijuar me shumë aktivitete të tjera që pasuan si “Fest-Basket”, sot organizon aktivitetin “Jeto me Sportin”. Janë në fakt shumë aktivitete të bukura, të japin shumë energji. Bashkia e Tiranës përveç shumë aktiviteteve kulturore, ka në qendër sportin dhe unë jam shumë e gëzuar që jam këtu mes jush. Janë 600 fëmijë dhe kryhen aktivitete në basketboll, volejboll, artet marciale, aerobi, dans sportiv, ndërkohë që para disa ditësh ka qenë gjimnastrada dhe para një jave ishte dansi sportiv, një aktivitet i mrekullueshëm. Ne do vijojmë të jemi këtu dhe me sa duket interesi është shumë i madh. Sot, unë ndihem me fat që ndodhem para kaq shumë fëmijëve dhe një energjie të paparë. Ju uroj gëzuar festat dhe një vit me sa më shumë sport!” u shpreh nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës.