Vende të lira pune në Tatime, nesër zhvillohet konkursi
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shpall vendet vakante të punës në administratën e saj. Ky institucion zhvillon nesër konkursin e testimit me shkrim për pozicionet e Drejtorëve Rajonale Tatimor, Drejtor Drejtorie në DPT e Drejtori Rajonale, përgjegjës Sektori e inspektor ne Administraten Tatimore. Konkursi do të zhvillohet në ambjentet e Pallatit të Sportit "Asllan Rusi" në Tiranë, pranë kryeqëzimit të Zogut të Zi.Sipas një njoftimi të këtij institucioni, testimi me shkrim për pozicionet Drejtor Drejtorie në DPT, Drejtor i Drejtorisë Rajonale, Drejtor Drejtorie në Drejtori Rajonale, Përgjegjës Sektori në Drejtorinë e Përgjithshme dhe pozicionet e shpallura të lira në TI do të zhvillohet në orën 09.00.“Testimi me shkrim për pozicionet Pergjegjes Sektori/zyre në Drejtori Rajonale dhe Inspektor/specialist në të gjithë Administratën do të zhvillohet në orën 14.00. Rezultatet e testimit me shkrim do të shpallen brenda 24 orëve, pas përfundimit të testimeve në faqen zyrtare të DPT-së dhe personat që kanë fituar 45 pikë e siper në testimin me shkrim ju lind e drejta për të marrë pjesë në testimin me gojë, më datë 26.12.2013, ora 09.00 në ambjentet e DPT-se, pranë stadiumit "Selman Stermasi", Tiranë” thuhet në njoftim.