Kuvend, Rama paraqet projektbuxhetin: Garanton kthesën e vendit

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në Kuvend projektbuxhetin për vitin 2014.Në nisje të fjalës së tij, Rama akuzoi opozitën se hedhur baltë mbi buxhetin duke theksuar se shqiptarëve u duhet një opozitë parlamentare që nuk e lë bosh vendin e saj për t`u kyçur në llogoren e qitjes me baltën e shpifjes dhe fyerjeve.“Shqiptarëve u duhet një qeveri që punon ditë e natë për të bërë zgjedhjet e duhuara jo për pushtetin e vet por për të ardhmen e vendit. Ne nuk jemi zgjedhur për t`u rizgjedhur me çdo çmim, por për të zgjidhur vendin nga zinxhiri i borxheve, korrupsionit, injorancës” tha Kryeministri.Në fjalën e tij, kryeministri Rama është shprehur se buxheti garanton kthesën e vendit në drejtimin e duhur, në ripërtëritjen e lirisë dhe të ribashkimit të Shqipërisë me Europën."Ky nuk është buxhet elektoral por është buxheti i përballjes me krizën ekonomike dhe i katrahurës financiare që kemi trashëguar. Ky nuk është një buxhet elektoral investimesh  për të prerë shirita e për të thurru rrugë rrugë, duke e zhytur vendin në borxhe e duke e katandisur qeverinë një një Sude Pazar, por për shlyrjen e borxheve, është më i madh se buxheti elektoral i vitit të kaluar në investime direkte e indirekte në ekonomi duke garantuar garantojë rifillimin e rruges ekonomike të vendit. Nuk është sa për të hedhur lumin e zgjedhjeve të ardhshme por për të kapërcyer hendekun e madh që qeveria e ikur hapi mes vendit dhe të ardhmes. Çdo bashki e komunë do të ketë më shumë para nga buxheti se sa ku vit, arsimi e shëndetësia po ashtu, njerëzit  në nevojë për të cilët do të ketë më shumë para se ky vit, por nuk do të ketë më  mospagesa ndaj invalidëve dhe familjeve me ndihmë ekonomike që do të marrin çdo muaj lekët që u takojnë" tha Rama.Rama shtoi se ky buxhet është i atyre 1 milionë shqiptarëve që zgjodhën taksën progresive kundër asaj të sheshtë që u mori frymën dhe Parlamenti ka vetë detyrën ta ratifikojë.“Ky buxhet ësht ë akti solemn i korrigjimit të padrejtësisë që detyroi infermieren të paguante më shumë taksa se ministri I shëndetësisë, arsimtarin më shumë se ministri, shoferin e kryeministrit të paguante më shumë taksa se vetë kryeministrin. Këtë akt e kanë firmosur me votë 1 milionë shqiptarë dhe ky Kuvend ka detyrën ta ratifikojë në respekt të popullit sovran, korrigjohet padrejtësia që detyroi furrë e bukës të nxirrte nga arka më shumë lekë për shtetin sesa një fabrikë çimentoje nga kontot e veta” tha Rama.Shefi i qeverisë theksoi se buxheti është një akt kuptimplotë që e nxjerr qeverinë në dritën e përgjegjësive duke u paguar kompanive private një pjesë të borxhit që qeveria i ka për shërbimet e papaguara."Ky buxhet edhe falë marrëveshjes së re me FMN-në është shprehja konkrete e një ndryshimi themelor në kulturën qeverisëse të këtij vendi. Një qeveri e zhytyr në borxhe dhe që nuk paguan punët dhe shërbimet e bëra nga biznesi nuk mund të ulë infrmalitetin në ekonomi. Ne rrisim me 60 milionë dollarë kontributin për buxhetin, marrim 5 herë më shumë 350 milionë dollarë që ai I morë ndonjëherë e  sa kishin për t`I marrë nëse kultura e vjetër qeverisëse e trajtimit të biznesit si skllav I pushtetit që mori fund të 23 qershor ndo do t`ia linte vendin kulturës së partneritetit me sipërmarrjen. Vendosim në vend dinjitetin e qeverisë, sigurojmë kthimin në punë të mijëra njerëzve që punojnë në qindra kompani të bllokuara nga ky zinxhir borxhesh. Sigurojmë uljen e kredive të këqija dhe rifillimin e kredidhënies së bllokuar nga pagesat që hallkat e pengesës së parë e kanë te qeveria. 750 milionë të tjera do të hyjnë përmes investimesh e projektesh të reja, ne realizojmë me këtë stimulin më të madh që i është bërë ekonomisë së vendit në rrugë direkte nga  buxheti prej 1.1 miliardë dollarësh” tha ai.Replikat dhe batutat në Kuvend, diskutimi i buxhetit kthehet në parodi synetllikuI menjëhershëm ka qënë reagimi  deputeti demokrat Sali Berisha ka vijuar sërish me akuzat ndaj kryeministrit Rama duke theksuar se ai s`bëri gjë tjetër vetëm faktoi se ka nevojë për t`u vizutuar në një psikiatër.“Cilido shqiptarë që ndoqi llogorenë e pafundme të z. Rama arrin në ato përfundime, dhe unë pata një vërshim të pafund sms që më që më e thonë se nuk ka psikiatër  që e kuron, se në mendjen e tij të sëmurë është e ngulitur një Kushtetutë dhe ajo Kushtetutë i thotë atij unë dhe bota. Por unë nuk do të ndalem më në ato teza dhe probleme, por thjesht do të them se ajo pjesa që më neveriti më shumë, se për buxhet nuk fole, ishte pjesa për trashëgiminë kulturore, kur ti i vodhe Gjergji Thimios si një hajdut ordiner ikonat dhe del dhe flet këtu. Se kush e bëri zv.kryeministër Peleshin, korçarët më thonë se; Peleshin e bëri zv.kryeministër i ndjeri Vangjush Mio . Po.  Me pikturat e tij për të cilat Koçoja përjargej para nudove të Vangjush Mios . Këtu vetëm për  buxhet nuk u fol, këtu u fol për opozitën, ekziston tek ai në mendjen e tij, tmerri dhe ferri i opozitës dhe nuk foli asgjë për njëmilion të papunë, për të cilët është shprehur me mijëra e mijëra herë , nuk foli asgjë për njëmilion të varfër që është shprehur qindra mijëra here. Pra edhe njëherë dua ta falenderoj z. Rama se nuk bëri gjë tjetër veçse faktoi para shqiptarëve dhe botës se ka urgjent mjekimin dhe vizimin në një klinikë psikiatrike” tha Berisha.Rama: “Sali Efendi, zotrote mua më heq mallin e Albert Verrisë tek filmi “Koncert në vitin ‘36” e mban mend atë plakun që donte të prishte koncertin, shyqyr që të kemi se kujtojmë dhe Albertin e shkretë.Berisha: "Je ulur në atë vend i bërë synet politik , nuk kam dashur me ta thënë këtë por le ta mësojnë shqiptarët dhe bota, se ata që të bënë synet politik, ata të hoqën dhe forcën e fundit të burrit ty, ndaj dhe çfarëdo që të thuash je krejtësisht bosh. Ndaj dhe ajo që paraqite ti këtu ajo ishte mjerim, saqë gjatë gjithë kohës edhe Caci besnik gajasej me ekzpozene tëndë. Tani I nderuar zotëri mendoj se, në llogarene koplolalike tuajën faktikisht u tregove shqiptarëve se kartolina që ju çon për vit të ri është kartolina e mjerimit, kartolina e mashtrimit, ndërsa buxheti që paraqite ka vdekur para se të lindë dhe dëshmia më e saktë është ekzpozea që i bërë sot atij".Rama: Sali Efendi unë nuk e dija qe je marrë me synete, e dija që je marrë me zemrën. Kjo ishte një surprizë për mua, por ndoshta e mban mend kur të kanë bërë synet para se të të merrnin në Bllok.