100 ditët e para të qeverisë, Rama: Përmbushëm objektivat tona

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se qeveria i ka përmbushur objektivat e saj gjatë 100 ditëve të para të punës së saj. Në fjalën e tij, Rama theksoi se gjatë këtyre ditëve u vendos guri i parë i mirëqeverisjes që është transparenca."Dua të them që vetëm 100 ditë më parë kjo qeveri e mori miratimin e Kuvendit për të rilindur Shqipërinë, duke ecur më shpejt në rrugën e zhvillimit, të mirëqënies dhe të integrimit. Dhe ne besojme që themeli i kësaj rruge është mirëqëverisja dhe kushti i parë i mirëqeverisjes është transparenca. Dhe në këto 100 ditë ne kemi vendosur si duhet gurin e parë të mirëqeverisjes. Jemi përkushtushtuar të qeverisim me transparencë dhe të modernizojmë qeverisjen si edhe gjithë shtetin përmes transparencës. Në këto 100 ditë kemi treguar me vepra këtë përkushtim. Ne jemi të vetëdijshëm që publiku pret më shumë prej nesh dhe kufijtë e durimit të njerëzve pas shumë vitesh zhgënjimi dhe rrënimi. Dhe në këto 100 ditë ne e kemi kuptuar shumë mirë këtë. 100 ditë janë shumë pak për të përmbushur të  gjitha pritshmëritë nga një qeveri, por janë mjaft për të treguar që pritshmëria më e para ajo e nevojës së njërëzve për një qeveri të njerëzve, për njerëzit  dhe  me njërëzit është përmbushur. E pra ne besojmë që në këto 100 ditë e kemi përmbushur këtë përitshmëri siç kemi përmbushur edhe disa pritshmëri shumë të rëndësishme që kanë buruar nga programi i aleancës për Shqipërinë Europiane.  Ne i kemi përmbushur objektivat tona në krye të 100 ditëve. Disa kanë qenë të dukshme për publikun, të tjerat njerëzit do t`i prekin vetë me hyrjen në fuqi të buxhetit 2014 dhe shumë të tjera janë pikënisje e punës që do të marrin kohën e tyre ” tha Rama.Në këtë sukses të 100 ditëve qeverisje, Rama padyshim ka vlerësuar librin e gabimeve që trashëguan nga qeverisja paraardhëse për të mos rënë siç tha ai, në kurthet e gabimeve të mëparshme. Rama tha se qeveria e tij ka filluar të instalojë një vizion të ri të të qeverisurit, qeverisje për qytetarët dhe me qytetarët."Sipas nesh terësia e rezultateteve të punës së 100 ditëve përvijon konturet e një modeli europian të qeverisjes në funksion të nevojave të publikut dhe dinamikës së intergrimit europian të Shqipërisë. Shpresojmë që pas kësaj paraqitje dhe raportimit online të kemi sa më shumë kritika, të asaj që duhet të ishte bërë më mire, por dhe asaj çfarë do duhet të bëhet në të ardhmen. Libri i trashë i gabimeve që kemi trashëguar nga paraardhësit është një ndihmë e paçmuar për të punuar duke gabuar më pak. Kjo ka bërë ndryshimin e përqasjes sonë ndaj problemeve të parlamentarizmit, dua të falenderoj kryetarin e Kuvendit pasi atë çfarë ka ndryshuar është themeltare. Dua të nënvizoj çfarë është bërë konkretisht për ta ndërtuar rrugën e qeverisjes mbi vizionin e programit tonë, duke filluar nga funksionimi i administratës, pjesa e munguar ndër vite e luftës kundër korrupsionit dhe krimit, konkurenca dhe vlerësimi i meritës janë vlerat që ne kemi filluar të zbatojmë. Rritja e shkallës së përgjegjshmërisë sociale është një ndër objektivat tonë”deklaroi Rama.Në vijim të fjalës së tij, numri një i qeverisë ka bërë një përmbledhje të gjithë arritjeve dhe punës 100 ditore të Ministrave të kabinetit të tij në të gjithë sektorët.“Në 100 ditë kemi garantuar që prej 1 janarit 800 mijë njerëz do marrin vizitat mjekësore falas, nga 1 janari 30 mijë gra dhe vajza do bëjnë analizat falas. Kemi garantuar rinormalizimin të bllokimit të plotë të sistemit të shërbimit në spitale duke i furnizuar me ilace. Kemi garantuar që hapësirat publike tu kthehen spitaleve. Në arsim krahas kantierëve që janë hapur për reformat e mëdha ne kemi cliruar shkollat nga aktiviteti tregëtar dhe i kemi dhënë rrugë projektit të madh, ndërtimit të shkollës si qendër komunitare. Përzjedhja e DAR-ve përmes një konkursi të hapur është vetëm hapi i pare, kështu do vazhdojë me zyrat arsimore dhe mësuesit e rinj që do merren në punë. Ka vetëm një mënyrë për të mbrojtur shkollën nga politika, përfshirja e prindërve. Kemi ndaluar kurset private, kemi filluar shërbimin e asistencës falas. Përgjegjshmëria jonë ka filluar që në fillim të qeverisjes me ato familje rome në mes të rrugës, bëmë të mundur që ato sot të jenë komunitet normal me strehim, arsim dhe kujdes shëndetësor. Po kështu gjetëm 3 muaj pagesa të padhëna për invalidët dhe familjet e varfëra. Modernizimi i sistemit është A dhe Zh, nga viti i ardhshëm do fillojmë ta bëjmë sistemin e ndihmës sociale dhe paaftësisë në kompjuter. Brenda 100 ditëve janë ndaluar therjet e kafshëve në rrugë, po vihet në epiqendër suksesi i sigurisë së mishit. Kemi marrë bekimin e shumë qytetarëve në Krujë që kishin vite që nuk hapnin dot dritaret nga guroret dhe furrat e gëlqereve, kemi marrë në mbrojtje Krujën, Gjirokastrën dhe Beratin. Dua të ndalem tek rendi dhe siguria, në 100 ditë flasin shifrat kundër kriminalitetit dhe korrupsionit. Në 2 muaj kemi rritur me 3.6 miliard lekë buxhetin e këtij viti nga mirëadministrimi i doganave dhe tatimeve. Unë i kuptoj ata që ngrenë zërin nga dhimbjet e brendshme që u vinë nga gjithfarë lloj lidhjesh dhe abuzimesh. Reforma në drejtësi do jetë një reformë ku përfshihen të gjithë, smund të jetë ekskluzivitet i qeverisë. E drejta është një shërbim që u jepet të gjithëve në bazë të asaj që u takon. Zhvillimi ekonomik, na duhet model i ri, me burime të reja të rritjes ekonomike në fushën e sektorit të naftës, minierave, bregdeti etj. Ne do stimulojmë këto burime drejt rritjes ekonomike që krijon punësim. Taksa e sheshtë për ne është grabitje, është padrejtësi e papranueshme dhe ne e kemi hequr. Falë kësaj që nga 1 janari do përmbyset piramida e deritanishme, do kemi një tjetër piramidë, kush është më lart do paguajë më shumë dhe kush është më poshtë do paguajë më pak. 15 % tatimi për kompanitë është një taksë shumë e ulët edhe në vend dhe në rajon, nuk përbën asnjë lloj cënimi për kompanitë, ne mirëkuptojmë dhe ftojmë biznesin e madh të bashkohet me ne në luftën kundër informalitetit. Ata e dinë shumë mirë se ajo që kanë paguar deri më sot ka qenë shumë më shumë se 10% , më shumë se 15% përmes gjobave arbitrare” theksoi Kryeministri.Kryeministri Rama ka pranuar me sinqeritet që kjo periudhë në krye të qeverisë do të kishte marrë një tjetër dimension nëse do kurorëzohej me marrjen e statusit në 17 dhjetor. Ai është treguar kritik me qëndrimet që opozita mbajti, por me gjuhë të ashpër ka folur edhe për qarqet ekstremiste brenda BE, të cilat sipas tij po abuzojnë me përkatësinë fetare të shqiptaëve.“100 ditëshi do kishte qenë shumë më i mirë nëse do merrnim statusin dhe pse jo një arritje jona, megjithëxse bëmë gjitcka në këto 100 ditë për të shtyrë përpara ato reformat. Nisma për dialog të nivelit të lartë mes Shqipërisë dhe Komisionit Europian ishte një nga hapat që ne realizuam dhe falë angazhimit të Ministres së Integrimit. Plani strategjik kundër luftës dhe korrupsionit ishte një agazhim tjetër. Por të gjitha këto nuk ishin çka e kishin penguar Shqipërinë të merrte deri dje statusin, por plotësuese të tyre. Vendimi për ta marrë statusin në qershor nuk ishte vendimi më i mirë i BE, por më vjen mirë që punë e qeverisë së re është vlerësuar. Më vjen keq për qëndrimet e papranueshme që opozita mbajti. Na kanë akuzuar ne si eurofob, jo ne kemi deklaruar si të paranueshme qëndrimet e forcave dhe individëve ekstremiste që duan të mbajnë mbyllur BE. Kjo është e vërteta dhe nuk është shpikje jona siç ishte albanofobia e opozitës. Nëse ata duan të më fajësojnë mua me shpresën për të nxjerrë një pikë ujë për mullirin e tyre në këtë thatësirë të madhe të tyren ë3shtë punae tyre. Refuzoj me përçmim abuzimin që bëjnë me fenë e shqiptarëve këto forca”tha më tej Rama.Pavarësisht rezervave dhe zhgënjimit, Rama deklaroi se ai si Kryeministër por dhe qeveria e tij janë më të motivuar se kurrë për të bërë realitet ëndrrën europiane të shqiptarëve. Kryeministri garantoi se brenda mandatit katërvjeçar do të transformojë imazhin e të huajve për Shqipërinë.“Rrugën e fatit tonë e ka shkruar historia, rrethana te reja në Europë prodhojnë gjithnjë e më shumë pesimizëm, ndërsa për ne përditë e më shumë vendosmëri për të ndëruar çdo ditë për popullin tonë Shqipërinë europiane, për të vendosur rendin ligjor, zhvilluar ekonominë, për të vendosur dialogun, marrë përgjegjësi për të bërë ne të parën detyrën para Kushtetutës dhe pastaj për të kërkuar marrjen e përgjegjësisë nga të tjerët. 100 ditë pasi morëm qeverisjen ne jemi më të vendosur dhe besimplotë që jo vetëm do arrijmë të mbajmë çdo zotim tonin, por që në katër vjet të transformojmë imazhin e të huajve për Shqipërinë, Atdheun tonë të përbashkët” përfundoi Kryeministri Rama.