Artistët e rinj lezhianë "dhuratë vendlindjes" për festat

Muzikë për të shoqëruar artin figurativ. Këto dy zhanre janë bërë sëbashku në qytetin e Lezhës duke i bërë një "dhuratë vendlindjes", moto që ka ngacmuar artistët e rinj lezhjanë të akademisë së arteve për ti sjellë diçka ndryshe qytetit të tyre në festat e fund vitit.Artistët e rinj lezhjanë duan të promovohen fillimisht në qytetin që i rriti, por tu japin bashkëqytetarëve te tyre edhe një ndjesi argëtuese.Muzikë, pikturë dhe një gotë verë, kjo është një ditë ndryshe në Lezhë. Është mrekullia artistike e të rinjve që e ka bërë diçka të tillë. Një ngjarje që vjen rrallë por që lë mbresa të shumta.