Tiranë, zjarr në një apartament tek "Rruga e Dibrës", s`ka të lënduar

Një zjarr në një apartament në katin e pestë të një pallati në Rrugën e Dibrës në Tiranë, ka alarmuar banorët e tij,duke evakuar banorët e një shkalle. Flakët kanë qënë të mëdha duke alarmuar banorët të cilët kanë lajmëruar forcat zjarrëfikëse,të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.Përveç tyre ka patur një përqëndrim të madh të forcave të policisë dhe një ambulancë, për raste emergjence. Pas kësaj zona u rrethua nga policia dhe bonorët e disa apartamenteve u larguan nga banaesat e tyre, pasi zjarri mund të ishte shkak për shpërthimin e ndonjë bombule gatimi në apartamentin që kishte marrë flakë.Ndërsa dy banorë ishin bllokuar në ashensor si pasojë e flakëve dhe janë nxjerrë prej aty nga forcat e zjarrëfikës. Pas fikjes së flkëve nga zjarrëfikësit duke dhënë edhe sigurinë që rreziku kishte kaluar shkak i këtyre flakëve mendohet të ketë qënë një pajisje elektrike e harruar ndezur nga personat që banoni aty.Mësohet se ata banonin aty me qera dhe për fat të mirë nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e rënies së zjarrit. Ndërkohë që orenditë e apartamentit nuk kanë pësuar dëmtime të shumta,pasi reagimi i forcave zjarrëfikëse të Tiranës ishte i shpejtë dhe efikas.