Lezhë, makina del nga rruga, vdes 16-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një 16-vjeçari dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lezhë-Shënkoll.Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ndërsa është plagosur pasagjeri.Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore.Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet.