Ndërtimet pa leje, Prokuroria çon në gjykim 4 zyrtarë

Prokuroria e Pogradecit ka dërguar për gjykim 4 zyrtarë të Bashkisë së këtij qyteti me akuzën “shpërdorim detyre”.Burime pranë organit  të akuzës bëjnë me dije se të akuzuarit janë: Paskalino Ziko, drejtor urbanistik, Erjon Vesho, drejtor juridik, Eniel Marjani, sekretar teknik i KRRT dhe Orjeta Mato, specialiste mjedisi.Katër zyrtarët e Bashkisë së Pogradecit akuzohen se kanë ofruar për miratim në KRRT Pogradec ndërtimin e paligjshëm të një objekti pranë liqenit.Hetimi ndaj 4 zyrtarëve ka filluar në janar të 2013-ës dhe është i bazuar në kallzimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.