Durrës, kapet 20 kg kanabis në port, arrestohet poseduesi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2013, 19:32
Policia portuale e Durrësit ka bllokuar dhe sekuestruar 20 kg drogë e llojit kanabis sativa, e cila kishte si destinacion Italinë, ndërsa ka bërë të mundur arrestimin e korrierit të drogës.Sipas informacioneve zyrtare të policisë lokale, droga është gjetur në serbatorin e një automjeti, që do të ankorohej në tragetin e linjës Durrës-Bari.Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrjetit të trafikantëve, nga vinte droga dhe kush e priste përtej kufirit shqiptar.