Kuvend, betohen deputetët e rinj. Berisha: Rama-Meta, marrëveshje intrigante
Kuvendi i Shqipërisë e ka nisur seancën plenare me betimin e deputetëve të rinj pas lënies së mandatit të ministrave të kabinetit qeveritar.Kështu deputetët e rinj që janë betuar sot në Kuvend janë Miranda Rira, Anduel Xhindi, Adelina Rista Vladimir Kosta, Enkeleda Shkreli Silva Caka, Kejdi Mehmetaj dhe Bedri Mihaj.Betimi i deputetëve të rinj është kundërshtuar fort nga deputeti Sali Berisha i cili theksoi se ky është një akt merret nga dyshja Rama-Meta për të eleminuar bashkëpunëtorët e tyre në qeveri.Berisha theksoi se në çdo republikë parlamentare ministrat janë deputetë me përjashtime të caktuara, në presidencialet ky rregull nuk ekziston, por Shqipëria në të gjithë kushtetutën është republikë parlamentare.“Tragjikomedia me kryeministrin e zgjedhur në një kohë kur kryeministri është i emeruar, jo i zgjedhur, vazhdon me kastrimin e plotë politik të kabinetit dhe shndërrimin e tyre thjesht në zëdhënës të kryekreut, ky është shkelmim flagrant mbi kushtetutën, ky kabinet është më i madh ese Francës, Spanjës, Gjermanisë, Italisë, më i madh se vendet që janë dhjetëra herë më të pasura se ne, dhe përmbi këtë rriten shpenzimet e Kuvendit nga rritja prej 32% e kabinetit, me mbi 20% shpenzimet e Kuvendit në një kohë kur nuk u jepet paga invalidëve, ndihma ekonomike atyre që numërojnë kafshatat,krijohen pagat milionëshe të zyrtarëve, unë do ta mbyll këtë ndërhyrje duke denoncuar marrëveshjen intrigante dyshes rama meta dhe të garantojë shqiptarët se ky kat ka në bazë një intrigë banale të dy zotërinjve që përdorin mandatet për të skllavëruar të padatuarit për të qëruar hesapt me bashkëpunëtorët e tyre”tha Berisha.